Google ADS

Teatri Kombëtar i Kosovës hapë konkurs për regjisor

16:58 | 25 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Teatri Kombëtar i Kosovës ka hapur sot konkurs për regjisor për ‘Skenën e vogël të TKK-së’ për vitin 2022.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Teatrit Kombëtar.

Skena e Vogël e TKK, është krijuar për të mbështetur dhe nxitur idetë dhe format e reja kërkimore teatrore duke synuar të jetë strehë e të gjithë atyre që teatrin e shohin si mjet të shprehjes.

“Në bazë të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L – 106 Neni 10 paragrafi 1.9, Statutit të Teatrit Kombëtar të Kosovës Neni 10, si dhe të Rregullores Nr. 04/2016 për Punën e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtarë Kosovës Neni 3 dhe Neni 12, në bazë të Rregullores Nr. 03/2019 për skenën e vogël të Teatrit Kombëtar; dhe vendimit të KD të TKK të datës 2 Qershor 2022, Drejtori i përgjithshëm i TKK merr vendim për shpallje të konkursit publik për Skenën e vogël”, thuhet në faqen zyrtare të TKK, transmeton arbresh.info.

Regjisorët do të zgjidhet në bazë të kritereve të vendosura nga TKK.

Ata përzgjidhen për idenë dhe vizionin më të mirë nga një komision profesionist i cili përbëhet prej tre deri pesë (3-5) anëtarë.

Komisioni përzgjedhës përbëhet ekskluzivisht nga profesionist të teatrit, autor të njohur dhe të verifikuar të kësaj lëmie

Po ashtu sipas TKK-së, regjisori i përzgjedhur nga komisioni ka të drejtë ekskluzive të përzgjedh ekipin kreativ të projektit.

Konkurs publik për përzgjedhjen e regjisorëve për projekte të Skenës së vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës për vitin 2022,  e të drejtë aplikimi kanë të gjithë regjisorët vendës dhe ndërkombëtar dhe mund të aplikohet deri më 15.09.2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme