Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka prezantuar projektin fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit të arkitektit të famshëm danez, Bjarke Ingels.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera Kurti bëri të ditur se vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026.
Postimi i plotë:
Sot prezantuam projektin fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit, një mishërim i vizionit të guximshëm të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, me të cilin po fillon një epokë e re artistike për Kosovën. Pas 50 vitesh shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike do t’i ofrojë Prishtinës një ikonë të munguar të arkitekturës bashkëkohore, duke e vendosur atë në lartësinë e hartës botërore të kulturës.
Teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës dhe përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse. Ndërsa do të akomodojë parkingun nëntokësor me kapacitet me mbi 400 vendparkime pranë unazës së brendshme të Prishtinës, dhe do të jetë kalimi më spektakolar në mes të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe lagjes Arbëria.
Bjarke Ingels, njëherit themeluesi i shtëpisë prestigjioze të projektimit BIG, është ndër arkitektët më inovativë të kohës sonë i njohur për projektet mbresëlënëse si rrokaqielli piramidal “Via 57 West” në New York, centrali energjetik CopenHill me pistë skijimi në Kopenhagë, selia e Google në Kaliforni dhe “The Spiral” në Manhatan.
Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026./Arbresh.info
Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për përparim në dia...
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Netanyahu: Gati për armëpushim të përkohshëm
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selim...
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sez...
Vidhen të dhëna të qeverisë amerikane – zyrtarëve të Trumpit...