Google ADS

Sulmohet fizikisht Veton Osmani, reagon SHSTKK

11:50 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktorit të Trupës Rezidente të TKK-së, njeherit anëtarit të SHSTKK-se Veton Osmani.

Në reagimin për media të SHSTKK-së thuhet se Osmani është sulmuar nga udhëheqësi artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës Agon Myftari në bashkëveprim me disa persona të tjerë, pjesë e këtij institucioni.

“Mësymja fizike ndaj një aktori me vlera të lartë morale, njerëzore dhe profesionale, si Veton Osmani, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, si institucioni më i lartë skenik i vendit, i destinuar për përfaqësim te vlerave kulmore shpirtnore – nacionale, është damkosje me kosto të pallogaritshme, për imazhin e këtij institucioni në publik, te cilën mund ta prodhojnë vetëm armiq të përbetuar të TKK-se, si Agon Myftari dhe banda e tij kriminalo-profitere”, thuhet në reagim.

Në reagim tutje thuhet se Agon Myftari që me ardhjen e tij si udhehqës artistik në TKK ka kurdisur konkurs përmes mentorit të tij Jeton Neziraj, që sipas kësaj shoqate fillimisht ka krijuar klanin kriminal rreth tij, të joshur me perfshirjen e përhershme në role të tyre, e në anën tjetër duke diferencuar aktore me vlera të larta interpretative. Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtare të Kosovës i bën thirrje përfundimtare Ministrisë se Kulturës, që të filloj procedurat e miratimit të rregullores “Për angazhimin e aktoreve të Trupës Rezidente dhe aktoreve te jashtëm”, në mënyre që të kthehet konkurrenca e shëndoshë e vlerës në ketë institucion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme