Ministria e Kulturës nuk e ka ndërmend t’i ndalë “hetimet” për shfrytëzimin e objektit të kompleksit “Emin Gjiku” nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”.
Pas auditimit, MKRS-ja ka konstatuar se “Stacioni” nuk i ka përmbushur shumicën e obligimeve që dalin nga marrëveshja për shfrytëzimin e hapësirave të objektit që mbrohet me ligj si pjesë e trashëgimisë kulturore.
Javën e kaluar gazeta kishte raportuar se në bazë të raportit të Njësisë për Auditim të Brendshëm të MKRS-së, “Stacion”, që udhëhiqet nga Albert Heta, tash e pesë vjet shfrytëzon pa kontratë shtëpinë e gurit të kompleksit “Emin Gjiku”.
Tash, komisioni i emëruar nga Ministria e Kulturës ka konstatuar se “Stacioni” nuk i ka përmbushur as gjysmën e obligimeve që kishte marrë në bazë të marrëveshjes për shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga janari i vitit 2007 deri në janar të vitit 2010. Sipas marrëveshjes të nënshkruar nga Albert Heta dhe ish-drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, “’Stacion’ duhej ta dizajnojë dhe të jetë partner implementues i projektit për krijimin e koleksionit të artit bashkëkohor të Kosovës”.
“Nuk është dizajnuar projekti për krijimin e koleksionit të artit bashkëkohor të Kosovës dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë e shkruar apo korrespondencë e projektit në Muzeun e Kosovës apo në MKRS”, shkruan në raportin e protokolluar në ditën e 23-të të këtij muaji. Sipas marrëveshjes që tashmë nuk është valide, “Stacioni” do të duhej të ofronte përkrahje profesionale në shërbimet e komunikimit për Muzeun Etnologjik.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...