“Spring”, dedikim për violinisten e ndjerë Dida

00:16 | 18 Qershor 2015
Arbresh.info

Artistja, Rudina Xhaferi, ka prezantuar në Teatrin “Oda” performancën, “Spring”, raporton KTV.

Kjo performancë që zgjat 10 minuta ishte një dedikim për violinisten Drita Dida, e cila vdiq në gusht të vitit të kaluar.

Artistja Xhaferi tha se ky ishte projekti më sfidues për të. “Me këtë performancë kam dashur të sjell energjinë dhe pozitivitetin e Dritës”, ka shtuar Xhaferi.

Pos tjerash, pjesë e “Spring” ishte edhe sopranoja Besa Llugiqi, për të cilin, ky ishte projekti më i veçantë dhe më emocionues.

Për familjarët e artistes së ndjerë, një projekt i këtillë artistik u lehtësoi dhimbjen që kanë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme