Kanë kaluar tridhjetë e katër vjet nga botimi i romanit kontrovers të Salman Rushdie, “Vargjet Satanike”, megjithatë emri i tij vazhdon të provokojë emocione të larta në disa qarqe.
Qeveria e Iranit shumë kohë më parë u distancua nga fetvaja e Ajatollah Khomeinit të vitit 1989 që kërkonte ekzekutimin e Rushdie dhe ofroi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për vrasjen e tij.
Por deri në vitin 2016, mediat shtetërore iraniane i shtuan 600,000 dollarë shpërblimit për kokën e tij.
Zhurma që pasoi botimin e librit të tij, i konsideruar blasfemues nga shumë muslimanë, pati pasoja të mëdha. Ajo shkaktoi një trazirë vdekjeprurëse në Mumbai, djegien e figurës dhe librave të tij në Britani, dhe sulme ndaj përkthyesve dhe botuesit të tij norvegjez.
Por mbi të gjitha ajo galvanizoi një numër të madh aktivistësh kryesisht të rinj, meshkuj myslimanë, të cilët dëshironin të shihnin një rol më politik të Islamit në botë.
Së bashku me Luftën e Bosnjës që pasoi disa vite më vonë, çështja Rushdie ndihmoi në ndezjen e shkëndijës së xhihadit të dhunshëm të ditëve moderne./abcnews/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...