Google ADS

Sot promovohet libri “Pena e vjeshtës së artë”

10:54 | 20 Mars 2016
Arbresh.info

Libri “Pena e vjeshtës së artë”, ku janë mbledhur tregimet e më shumë se 70 autorëve, midis të cilëve Ismail Kadare, Helena Kadare, Nasi Lera, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Blendi Fevziu, Albert Zholi, do të promovohet sot në sallën e UNESCO në Muzeun Kombëtarë të Tiranës.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga organizatorët “Pena e vjeshtës së artë”, është një përmbledhje me tregime të zgjedhura lirike nga autorë të trojeve etnike-shqiptare e realizuar nga shkrimtari ynë i njohur Vasil Premçi.

Sipas tyre, kjo libër është përmbledhje me tregime që arrijnë në harkun kohor të një qindvjeçari, ku janë përfshirë shtatëdhjetë e një autorë, që nga Millosh Gjergj Nikolla, shkrimtari i letërsisë së realizmit kritik të viteve tridhjetë të shekullit që shkoi, e deri te Zyhdi Morava i ditëve tona, shkrimtar dhe autori i kësaj letërsie të lirë me frymëmarrje demokracie.

Për të përgatitur këtë vëllim prej më shumë se gjashtëqind faqesh, shkrimtarit Vasil Premçi, i është dashur të komunikojë herë pas here me gjithë këta autorë për t’i zgjedhur tregimet, por edhe për të debatuar sepse ndonjëherë atij nuk i përmbusheshin “kriteret” që do ‘ti’ vinin së mbari asaj vjeshte të artë që ai mundohej të artonte” thuhet në këtë komunikatë.

Në promovimin e këtij libri do të diskutojnë Prof. Nasho Jorgaqi, Zija Cela, Nasi Lera, Melsi Labi, Dritëro Agolli, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, duke filuar nga ora 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme