Sot do të ndahet Çmimi Nobel për Letërsi 2020.
Sytë e botës së kulturës dhe të artit, drejtohen kah kryeqyteti suedez, Stockholmi, ku ndahet ky çmim, shkruan portali arbresh.info
Ky çmim, me historinë e tij të lavdishme i ka dhënë shtytje dhe nxitje të pamatshme fuqisë së artit, duke e bërë atë më të rrokshëm anë e kënd botës. Më të shpejtë dhe më të qarkullueshme. Ka mundësuar që bota të njihet më mirë me vlerat e kombeve dhe të gjuhëve tjera.
E në këtë garë të rëndësishme kandidat është autori ynë i madh Ismail Kadare i cili i ka dhënë artit shqiptar nder e dinjitet ndërkombëtar, duke e bërë pjesë të kulturës së botërore.
Kujtojmë se, vitin e kaluar Çmimi Nobel në Letërsi iu dha autores polake, Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...