Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nga sot deri më 10 shtator , organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2015″, në Rozhajë, në Deçan, në Rugovë dhe në Bajram Curr.
Dita e parë e manifestimit do të fillojë në Rozhajë me diskutimin mbi temën: ”Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut-Vucje doba”, i autorit shkodran Ridvan Dibra, ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.
Dita e dytë, me 9 shtator do të vazhdojë në Deçan, me vizitë në Muzeun Privat “ETNOKASTRIOTI”, në Isniq, për të vazhduar në asamblenë komunale me diskutimin mbi temën promovimi “Këmbimi letrar Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri” si dhe me promovimin e librit “Ashti i Kombit”, të autorit tropojan Azgan Haklaj.
Karvani i shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë për në Rugovë, në njërin nga komplekset hoteliere të së cilës do të diskutohet mbi temën “Njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanikë” si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.
Ndërsa, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkëorganizim me “Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë”, vazhdon diskutimi mbi temën “Prania e vargut shqip në trojet etnike” si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko Zasto?-Nënë përse?”, i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiç-Shabotiç.
Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Këlmendi-një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.
Sipas një njoftimi të kësaj shoqate, ardhjen e kanë konfirmuar: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosove, Pen Qendra e Shqipërisë, Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, si dhe emra te spikatur të letërsisë së të tria shteteve trekufitare: Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri. Ndërsa, organizi mi i manifestimit të tretë rajonal “Muzat e Alpeve 2015”,sivjet është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria për Diasporë e Republikës së Kosovës, Bashkia e Bajram Currit, Komuna e Deçanit-Zyra e Kryetarit si dhe Komuna e Klinës-Zyra e Kryetarit.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...