Me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, sot në Prishtinë në orën 20:00, do të fillojë Java e Frankofonisë.
Koncerti do të dirigjohet nga dirigjentja franceze, Nathalie Marin.
Filarmonia e Kosovës, dje ka mbajtur provat gjenerale para paraqitjes para publikut.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka thënë se kjo javë është organizuar me mbështetjen e disa ambasadave të huaja në Kosovë, me theks të veçantë nga ajo e Francës. Sipas tij, veprat e përfshira në program përkojnë më këtë javë.
Java e Frankofonisë në Kosovë, përveç nga Ambasada e Francës dhe Filarmonisë së Kosovës, mbështetet edhe nga Komunën e Prishtinës, Ambasada e Luxemburgut, Ambasada e Kanadës, Republikës së Çekisë, Ambasada e Zvicrës dhe ajo Belgjikës në Kosovë.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...