Prishtina do të jetë nikoqirja e vetme bashkë me Zagrebin në Ballkan të njërës ndër ngjarjes më të mëdha të artit të grafitit “Meeting of Styles”, apo takimi i stileve. Kjo ngjarje pritet të pasurojë Prishtinën me një vepër të artit publik të punuar nga 60 artistë ndërkombëtarë dhe vendorë, ku përveç punimit të grafitit nga sot deri 21 maji do të ketë edhe përformanca, ushqim, prezantim të produkteve si dhe muzikë.
Sipas një njoftimi të Qendrës për Zhvillim të Artit, këtë vit, Milano, Prishtina, Londra, Majami, Madridi, janë disa nga 32 qytetet nikoqire të ngjarjes më të madhe ndërkombëtare të artit në hapësira publike.
“Prishtina do të vizitohet nga më shumë se 60 artistë të përzgjedhur nga e mbarë bota, të cilët e kanë përqendrim artin e grafitit, “beatbox”, tattoo, dhe rap muzikës. Ngjarja do të ofroj edhe punëtori teknike për artistë të rinj. Artistëve të huaj do ti bashkëngjiten edhe 20 artistë të ndryshëm nga vendi.Qytetarët nga data 19 deri 21 maji do të kenë mundësi që të shohin nga afër gjithë artistët duke pikturuar mbi 300 metra muri në rrugën B në Prishtinë, si dhe shumë aktivitete tjera për të rinj. Vizitorët në ngjarje do të kanë mundësi të provojnë pije, ushqim, si dhe të blejnë produkte origjinale të industrisë së modës dhe asaj kreative, nga artistë ndërkombëtarë dhe kosovarë”, thhet në njoftim.
Meeting of Styles është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Artit, organizatë kosovare e cila po ashtu organizon festivalin tashmë tradicional Guerilla Art Festival./Arbresh.info/
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora