Sot do të nisë Festivali i Cannes në Paris

11:19 | 13 Maj 2015
Arbresh.info

Sot nis Festivali i Cannes ku shumë yje do të priten nën masat e sigurive në Paris.

Festivali nis me filmat ekstravagant italianë dhe do të zgjasë deri më 24 Maj.

Komentuesit britanikë kanë njoftuar se Britania në garën zyrtare do të paraqitet vetëm me dy produksione (dhe asnjë regjisor). Njëri prej tyre është “Macbeth” nga regjisori australian, Justin Kurzel, ku luan Michael Fassbender dhe Marion Cotillard. Ndërsa gjuha shakesperiane dominon më shumë se kurrë.

Ky është vetëm një prej 19 filmave në garë – duke përfshirë dhe disa filmbërës të njohur evropianë, të cilët për herë të parë punojnë në gjuhën angleze.

 

Në këtë festival vlen të ceket  edhe ekstravaganca italiane ku gjatë viteve regjisorët italianë kanë marrë “Palmën e Artë” të Cannes në nëntë raste – njëjtë sikurse edhe shteti nikoqir. Italianët kanë shanse që të fitojnë edhe sivjet, me tre filma në garën kryesore. Fituesi i vitit 2001, Nanni Moretti, këtë vit konkurron me “My Mother”, një film delikat dhe sentimental që flet për jetën e një kineasteje që kalon nëpër vështirësi. Aktori John Turturro ka një rol dytësor, i cili portretizon një amerikan që di të vallëzojë si një italian, i cili kësaj drame familjare i jep një tis komik. Fituesi i dyfishtë i “Grand Jury Prize” Matteo Garrote prezantohet me filmin “The Tale of Tales”. Për herë të parë ai ka realizuar një film në anglisht, ku luajnë Vincent Cassel, John Reilly dhe Toby Jones. Ndërsa regjisori Paolo Sorrentino, fitues i çmimit “Oscar”, kthehet me filmin që flet për pleqtë, “Youth”, që me mburrje prezanton kastën e përbërë prej Michael Caine, Harvey Keitel dhe Jane Fonda.

Gjatë viteve, filmat e gjatë kanë qenë ngarkesë për kritikët të cilët është dashur që të shohin së paku dy filma në ditë dhe më pas të shkruajnë për ta. I tillë ishte fituesi i vitit të kaluar, “Winter Sleep”, i Nuri Bilge Ceylan, i cili ishte i gjatë 196 minuta. Duket se ankesat e tyre janë dëgjuar, teksa në garë filmi më i gjatë është “vetëm” 130 minuta.

Në hapjen e festivalit nuk do të mungojnë yjet në tepihun e kuq, do të ketë shumë yje që do të shndrisin, siç është Natalie Portman, Cate Blanchett, Michael Fassbender dhe Matthew McConaughey, por nëse realizohet qëllimi i Fremaux, asnjë prej tyre nuk do të bëjë tollovi në tepih të kuq duke bërë selfiet e tyre “qesharake dhe groteske”.

“Ne nuk kemi për qëllim që ta ndalim, por duam që të ngadalësojmë procesin e selfieve”, ka thënë drejtori i festivalit, Fremaux. “Asnjëherë nuk mund të dukesh më i shëmtuar sesa në selfie”, ka shtuar ai. Nuk është e qartë se si organizatorët e festivalit e kanë në plan që t’i ndalojnë selfiet në mënyrë jozyrtare.

Duke lënë anash selfiet, festivali do të përkujdeset edhe për një detaj më të rëndësishëm, ndërisa Franca ende është nën alarm pas sulmit terrorist të janarit, siguri e madhe, por diskrete është planifikuar për edicionin e sivjetmë. Cannes tashmë është qyteti më i dendur dhe më i monitoruar në shtet, me 468 kamera. Rreth 500 policë do të patrullojnë rrugët, në përkrahje nga katër grupe të oficerëve rezervë, si dhe një numri të madh të sigurimit privat që do t’i përcjellin yjet. Rrjeta të mëdha sigurimi janë vendosur në vend. Dronët janë ndaluar që të fluturojnë në qiell dhe rrugët kryesore të qytetit po kontrollohen me shumë kujdes. Por siç duket problemi më i madh i policëve është ruajtja e xhevahireve, të cilat çdo herë ndodh të zhduken gjatë kohës së festivalit. Në vitin 2013 ishte vjedhur një qafore e diamantit dhe xhevahire të tjera që kushtonin më shumë se 140 milionë euro. Këto ishin vjedhur në hotelin “Carlton”. Hajduti asnjëherë nuk është kapur. Javën e kaluar katër burra kanë hyrë në dyqanin “Cartier” dhe kanë vjedhur gjësende në vlerë prej 17 milionë dollarësh. Me sa duket hajdutët janë inspiruar nga filmi i vitit 1973 “Happy New Tear”, ku Lino Ventura luan rolin e hajdutit me maskë.

Megjithëkëtë nuk do të mungojnë edhe ndejat. Nuk është sekret se paparacët dhe të famshmit luajnë rol të madh në Cannes. Gjatë festivalit në pjesët bregdetare, hotelet glamuroze dhe plazhet me rërë, kthehen në skena të mëdha të ndejave, shumica e të cilave lëshojnë muzikë të pavlefshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme