Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, që nga muaji shtator i këtij viti, do të jetë pjesë e shtëpisë operistike të Hamburgut, Staatsoper Hamburg.
Kështu ka bërë të ditur vet Elbenita përmes llogarisë së saj në facebook, ndërsa ka shtuar se tashmë pret të realizojë shumë role sfiduese.
”Miq të dashur, sot dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm!
Jam e stërlumtur që më në fund mund ta bëj publike!
Shtëpia operistike e Hamburgut-Staatsoper Hamburg, ka hapur dyert për mua dhe do të jetë shtëpia ime e rradhës në të cilën do performoj shumë role sfiduese por të stërdashura për mua!
Të jesh pjesë e ansamblit të një shtëpie opersitike sikur ajo e Hamburgut është privilegj shumë i madh, puna dhe përkushtimi i madh që i kam vënë këtij profesioni po më shpërblehet çdo ditë, prandaj miq të dashur nuk duhet dorëzuar asnjëherë sepse asgjë nuk është e pamundur!” , përfundon sopranoja Elbenita.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...