Sopi u nderua me çmimin për regjisorin më të mirë në festivalin francez

12:15 | 27 Prill 2015
Arbresh.info

Listës së trofeve për filmin“Agnus Dei”, regjisori Agim Sopi do t’ia shtojë edhe një tjetër.

“Regjisori më i mirë për film artistik”, është titulli i çmimit që ka marrë Sopi në festivalin “Cannes Underground Film Festival”.

Në këtë garë, filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ishte në garë me 3 mijë e 600 konkurrentë nga e gjithë bota.

Festivali që sivjet ka mbajtur edicionin e parë, organizohet nga “Clockwork Film Institute”, institut i filmit që është krijuar prej një grupi kineastësh, të cilët janë pjesë e revistës prestigjioze për kinematografi “Cahier du Cinema”.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për fituesit e ‘Cannes Undergrounf Film Festival 2015’. Filmi juaj ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë të filmit artistik. Në garë kemi pranuar aplikime nga top filmbërësit nga të gjitha vendet e botës me mbi 3.600 filma.

Kualitetiti i punës që kemi shqyrtuar ka qenë tejet i lartë”, kanë shkruar organizatorët e festivalit në letrën elektronike, nëpërmjet së cilës Sopi është njoftuar për çmimin.

Sipas ueb faqes zyrtare, “Cannes Underground Film Festival”, me seli në Cannes të Francës, mbahet “online” dhe ka për qëllim të pranojë filmbërës nga e gjithë bota.

“Ky çmim është posaçërisht i rëndësishëm për shkak se vjen nga një Institut i filmit, pjesë e të cilit janë kineastë që derivojnë nga një prej revistave më prestigjioze për film në Evropë”, ka thënë Sopi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme