Sonte në Prizren do të nis festivali “Zambaku i Prizrenit”, me ç’rast duke filluar nga ora 20:00, do të këndohen 14 këngë, të përcjella nga orkestra.
Në një njoftim për media, thuhet se kënga “Nuk jam shpirti yt” që do të këndohet nga Xhevat Kelmendi, sonte në orën 20:00, në kopshtin e Kino Lumëbardhit do ta hap perden e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, i cili me edicionet para këtij është vënë në dilemën “të jesh apo të mos jesh”.
“Orkestra në përbërjen e së cilës janë instrumentistë të dëshmuar në një kohë prej vetëm pesë ditësh, nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha, ka bërë përgatitjet maksimale të mundshme që Prizrenit t’i kthehet “Zambaku i Prizrenit” me vlerat e dëshiruara. Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është i vetmi festival i kësaj natyre, që synon ruajtjen e vlerës dhe promovimin e kompozitorëve dhe këngëtarëve”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se juria, emrat e së cilës do të bëhen publike vetëm pas fillimit të festivalit do t’i ndaj tri shpërblime.
“Kënga të cilës do t’i ndahet vendi i parë nga juria, përveç “Zambakut të Argjend” që i takon kompozitorit do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” i takon këngëtarit, do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. , Shpërblimet në para në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese”, thuhet më tej në njoftim, transmeton KosovaPress.
Live në kopshtin e Kino Lumëbardhit do të paraqitjen me këtë renditje këto këngë:
1, “Nuk jam shpirti yt”. Kompozim i Memli Kelmendit e këndon Xhevat Kelmendi.
2. “Flokëzeza”. Kompozim i Irfan Blakqorit e këndon Irfan Blakqori .
3. “Kënga e zemrës”. Kompozim i Veton Perrollit, e këndon dueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;
4. “Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt e këndon Olta Juba;
5. “Sa të kam dashtë”. Kompozim i Nexhat Maculës e këndon Albulena Jashari.
6. “Sen Oldun”. Kompozim i Hisein Kazaz e këndon Tolga Kazaz.
7. “Miris belog Zambaka”. Kompozuar nga Shefqet Hoxha e këndon Shaqir Ahmeti”
8. “O po qan Lulja”, kompozuar nga Ylli Kalaja, këndohet nga Rakipe Karaj;
9. “Malli im”. Kompozim i Isa Jakupit, këndohet nga Ylberina Avdyli
10. “Lem ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, këndohet nga Ilsi Ademi.
11. “I vetmuar jam”. Kompozim i Arsim Kryeziut, këndohet nga Andi Qerreti.
12. “Vera e hidhur”. Kompozim i Edon Ramadanit këndohet nga Denik Prizreni.
13. “Sa të dua o Prizren”. Kompozim i Tomor Berishës, këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;
14 “ Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë”. E ka kompozuar dhe e këndon Artan Bakija.
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...