Sonte mbahet koncerti i muzikës klasike dhe i këngëve të vjetra qytetare, me sopranon e talentuar Reyhan Kodrazi, shoqëruar me pianisten profesione Eda Vllaço, bashkë me orkestrën profesionale.
Koncerti “Harmonia e Kulturave”, organizuar nga “Ballkan Arena”, mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren, duke filluar nga ora 19.00.
“Koncerti bashkon komunitete të ndryshme përmes muzikës duke krijuar unitet të veçantë në diversitet. Çdo tingull sjellë një histori që së bashku frymojnë në harmoni”, thuhet nga organizatorët.
Do të interpretohen këngët: Valsi i lumturisë – Avni Mula, Baresha e Nexhmije Pagarushës, Zambaku i Prizrenit, Unë biri yt, Kosovë-Ali Podrimja, Carmen – Habanera, Moj Dilbere, këngë të komuniteteve etj.
Do të ketë interpretime edhe të këngëve të bukura legjendare si L.O.V.E të Michael Buble, Besamel Mucho të Consuelo Velazquez, këngë të artistëve të mëdhenj botëror si Frank Sinatra etj./arbresh.info/
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës