Ndihem i nderuar sot që marrë pjesë në hapjen e kësaj konference shkencore ndërkombëtare, kushtuar simbolit të qëndresës kundër pushtuesve të huaj, figurës më përbashkuese të kombit tonë, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Shqiptarët gjithandej, Kosova dhe populli i saj liridashës, është rritur dhe zhvilluar me kujtimin e kësaj figure të madhe historike, me të cilën na njeh gjithë bota e civilizuar perëndimore.
Me flamurin e Skënderbeut shqiptarët kanë prirë qindra beteja, kanë dhënë mijëra dëshmorë, dhe me këtë flamur po dëshmojnë se rruga e vërtetë e lirisë dhe demokracisë është ajo për të cilën luftoi Gjergji ynë deri në frymën e fundit.
Ai na e trasoi orientimin e sigurt të së ardhmes tonë evropiane dhe pro-përendimore. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar – themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Të nderuar studiues, ndihem i lumtur që në kuadër të manifestimeve që po mbahen sivjet në gjithë botën shqiptare, sot nën ombrellën e Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe Institutit të Historisë së Prishtinës, janë mbledhur bashkë edhe institucionet simotra nga Tirana dhe Shkupi. Përmes këtij organizimi të mirëfilltë shkencor, ju jo vetëm që do të nxirrni në pah të vërteta të reja shkencore dhe historike, por edhe përcillni porosinë e madhe të Gjergjit tonë: Bashkimi bën fuqinë.
Sa më të bashkuar dhe sa më të lidhur që do jemi ndërmjet veti, aq më të sigurt do të kemi të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike.
550 vjet pas shkuarjes në amshim, kujtimi për heroin tonë kombëtar nuk shuhet dhe ai mbetet prore fanar ndriçues në rrugën e gjatë të realizimit të aspiratave kombëtare të shqiptarëve.
Jeta dhe vepra e Gjergjit tonë të madh, le të na shërbejë si model dhe si frymëzim se si ta duam Atdheun dhe si ta ruajmë lirinë.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...