Projekti SKENA konsiston në disa ditor intensiv në leksione teorike dhe praktike rreth artit të 7-të.
Këtë vit ka qenë edicioni i dytë i skenës, shkruan arbresh.info.
Edhe pse pa mbështetjen e ministrisë së kulturës, stafi i projekti ka gjetur bashkëpunime të tjera me komunën dhe kompanitë private që e duan dhe e përkrahin artin.
Grupi i përzgjedhur vizitoj atje arkivin e filmit, kompaninë e prodhimeve audio-vizuale AA film, ministrinë e kulturë dhe instalacionin e krijuesit japonez (Reja) ku shikuan nje film italian.
Vitin e kaluar si ligjerues mysafir kishin Erion Veliajn, ndërsa këtë vit nga Hollywood ateroi, Marko Caka për të treguar rrugëtimin e tij, dëshmitë nga industria më e madhe në botë.
Në leksione teorike, Iris Canaj tregoi paraproduksionin, për të vazhduar me Endi Hoxhën në praktikë.
Ne fund grupi i përzgjedhur bëri një etyd video për trendin e bicikletave në Tiranë. Komuna e Dragashit dhe shumë organizata joqeveritare jofitimprurëse bën të mundur këtë edicion të skenës, ZgatarShop Videomobile OJF DoArt OJQ Thesari Ecovolis./arbresh.info/
Nje Etyd i realizuar nga Grupi SKENA2 qe u trajnua ne Tirane.
Gepostet von SKENA am Donnerstag, 28. Juni 2018
–
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...