Google ADS

Skandali seksual, anulohet Nobeli në Letërsi për vitin 2018

21:35 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Akademia suedeze po diskuton nëse do të anulojë apo jo çmimin Nobel për letërsinë të 2018, pas një serie akuzash për agresion seksual. Vendimi sidoqoftë nuk do të mësohet para datës 3 maj.

Në takimin e tyre të fundit, të përjavshëm, 11 pjesëtarët e mbetur të komitetit, debatuan për këtë çështje. “Akademia suedeze diskutoi mbi çmimin dhe nuk arriti në një përfundim”, tha Per Vastberg që kryeson panelin që akordon çmimin.

Pas takimit të ardhëm, do të ketë një deklaratë nëse ne do ta akordojmë këtë çmim këtë vit apo do ta ruajmë për vitin e ardhshëm, e në këtë skenar të dytë, në tetor 2019 do të shpalleshin dy çmime për letërsinë. Vastberg, poet dhe novelist, tha se akademia është angazhuar javët e fundit në një dialog të frytshëm me fondacionin Nobel që mbikëqyr gjashtë çmimet e themeluara nga Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit.

Institucioni i themeluar nga mbreti Gustav III në 1786 u trondit në nëntor kur fotografi francez Zhan Claude Arnault, u akuzua për agresion dhe ngacmim seksual nga 18 gra. Arnault është i martuar me pjesëtaren e akademisë, Katarina Frostenson. Kriza u thellua në fillim të muajit kur tre pjesëtarë të akademisë dhanë dorëheqjen në protestë ndaj një votimi për të mos dëbuar Frostenson, pavarësisht një raporti që akuzonte Arnault për nxjerrjen në avancë të emrave të shtatë fituesve të mëparshëm të çmimeve Nobel.

Akademia suedeze nuk ia ka dalë të japë çmimin Nobel në letërsi vetëm shtatë herë të tjera që kur ai nisi të akordohej në 1901. Por, dhënia e çmimit sidoqoftë është shtyrë me një vit gjashtë herë të tjera, pasi komiteti kish vendosur se asnjë nga nominimet e vitit nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në testamentin e Alfred Nobel./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme