Google ADS

Sinan Kajtazi shpallet balerin i vitit në Kosovë

18:34 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Çmimin për Aktorin Më të Mirë për vitin 2016 e ka marrë balerini Sinan Kajtazi, i cili me rolin kryesor ‘Albert’ në shfaqjen ‘Zhizell’, arriti t’i bindë jurinë se ai është më meritori për këtë çmim.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të Mirë për vitin 2016 shkoi për shfaqjen “Eshtrat vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e MartinKoçovskit, nominuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shkruan gazetametro.

Çmimi vjetor për Regjinë më të mirë i ndahet regjisores SevdijeAjeti për shfaqjen “Sapotlem” e autorit Juan Jose Arreola, nominuar nga “Euro Balkan Institute”.

Po ashtu, regjisorit Fadil Hysaj iu nda Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, i cili ka qenë i nominuar nga Shoqata e Artistëve të Teatrit Kombëtar, teatri profesional “AdrianaAbdullahu” në Ferizaj, Fakulteti i Arteve dhe nga Qendra Multimedia. Çmimi do të shoqërohet me shpërblim financiar me pesë mijë euro.

Çmimet vjetore për teatër në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër shoqërohen me shpërblim financiar në vlerë prej 2500 euro secila, dhe jipen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për çdo vit shpall laureatët e çmimeve kryesore në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme