Novelisti Sir VS Naipaul, që fitoi çmimin Nobel për letërsinë, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Sir Vidia, që kish lindur në Trinidad në 1932-shin, shkroi më shumë se 30 libra, mes të cilëve edhe ‘Një shtëpi për z. Biswas’.
Bashkëshortja, Lady Naipaul, e quajti atë një gjigant në gjithçka kishte arritur. Ajo tha se ai kish vdekur në shtëpinë e tij në Londër, i rrethuar nga njerëzit e dashur, pasi kish jetuar një jetë të mbushur me krijimtari të mrekullueshme.
Miqtë e tij thonë ndërkohë se vdekja e Vir Vidia, krijon një boshllëk të pazëvendësueshëm në letërsinë britanike, por nuk ka asnjë dyshim që vepra që ai la pas do të jetojë gjatë.
Ai, do të kujtohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë. Edhe Salman Rushdie, që shpesh herë nuk ka qenë në një mendje me Sir Vidia, tha se ishte i trishtuar për humbjen e vëllait të tij të dashur.
“Ne kemi patur mospajtime gjatë gjithë jetës sonë për politikën dhe letërsinë, por unë ndjehem sot sikur kam humbur vëllnë tim të madh, që e desha shumë’, shkruan ai.
Në vitin 2001, Sir Vidia mori çmimin Nobel për letërsinë. Komiteti i Nobelit tha se ai kishte një narrativë dhe stil të veçantë, ai është një filizof modern, i admiruar nga shumëkush.
Sir Vidia ishte i shumëpërfolur dhe u bë i njohur për kritikat ndaj Tony Blaire, të cilin e quante edhe pirat, por edhe për Charles Dickensin dhe EM Forsterin.
Sir Vidia u konfrontua edhe me shkrimtarin amerikan Pol Thero, për afro 15 vite, pasi ky i fundit zbuloi një libër që i kishte dhuruar nobelistit, në një dyqan librash të përdorur./TCH
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...