Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka shpallur të hapur konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes”, në të cilin mund të marrin pjesë artistë të rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare.
Në një komunikatë për media, nga kjo qendër kanë bërë të ditur se afati i fundit për aplikim është 26 qershori 2016, ndërsa rezultatet do të shpallen deri më 20 korrik 2016.
“Fituesi i Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited, gjatë periudhës, prill deri në maj 2017, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2017”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë më tej thuhet se garuesit për çmimin “Artistët e së nesërmes” duhet të kenë qenë aktiv si artist në Kosovë gjatë tri viteve të fundit.
Ky organizim bëhet më qëllim që t’u ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre, ndërsa organizohet në bashkëpunim me Re sidency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...