Google ADS

Shpallen filmat fitues në festivalin Anibar

13:57 | 22 Gusht 2016
Arbresh.info

Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar, Anibar mbajti ceremoninë e mbylljes së festivalit të dielën mbrëma, në të cilën u shpallen edhe filmat fitues.

Në një njoftim për media, thuhet se dy juritë e Anibar punuan gjatë 6 ditëve duke vlerësuar filmat e ndarë në 6 kategori.

Grand Jury ka qenë e përbërë nga Mihai Mitrica, Tomek Ducki, Anna Ida Orosz, Jean-Luc Slock, dhe Jiri Nedela. Kurse juria e studentëve ka qenë e përbërë nga artistë kosovarë, të cilët kanë punuar nën drejtimin e Igor Prassel, profesor i animacionit nga Slovenia. Antarët e jurisë së studentëve ishin: Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Drita Nokaj, Jehona Berisha, dhe Gezim Ramizi.

Ja titujt e filmave fitues dhe të regjisorëve:

Filmi më i mirë ndërkombëtar: A Coat Made Dark – Irlandë Regjia: Jack O’shea

Filmi më i mirë Balkanik: Of Slaves and Robots – Serbi Regjia: Miloc Tomic

Filmi më i mirë në kategorinë e studentëve: Sea Child – Mbretëria e Bashkuar Regjia: Minha Kim

Filmi më i mirë në kategorinë e ambientit: October 2050 – Ceki Regjia: Alzbeta Gobelova

Videoklipi i animuar muzikor: Quack Fat – Opiuo – Australi Regjia: Jonathan Chong

Çmimi i publikut: He who has two souls – France Regjia: Fabrice Luang-Vija

Juritë gjithashtu kanë vendosur për të shpërndarë certifikata meritore për disa filma që kanë qenë në rrethin e ngushtë për vend të parë.

Kategoria Ndërkombëtare: Shell All – France Regjia: Zaver Najjar

Kategoria e studentëve: Velodrool– Estoni (Regjia: Sander Joon)

The More I know – Ceki (Regji: Marek Naprstek) RRRING RRRING – Gjermani (Regjia: Thomas Kneffel) D 729 – Belgjikë (Regjia: Levi Stoops) Ivan’s Need – Zvicër (Regjia: Veronika L. Montanom Manuela Leuenberger, Lukas Suter)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme