‘Shota’ kërkon rrogë bazë 550 euro (VIDEO)

11:28 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Sindikalistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” kanë protestuar para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës me rastin e 1 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Mënyra që artistët e “Shotës” kanë zgjedhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ka qenë krejtësisht artistike, shkruan arbresh.info.

Ata, të veshur me veshje kombëtare kanë mbajtur një “koncert” ku pikat kryesore të tij kanë qenë kërkesat si “Rregullimi i statusit për artista me ligj”, “Rroga bazë 550 euro”, “Sigurim Shëndetësor” etj.

Duke e konsideruar vetën si ambasadorët më të mirë të kulturës së Kosovës, sindikalistët e ansamblit “Shota” kanë thënë me këtë rast ata besojnë në shtet dhe duan të besojnë ende në shtet./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1400543020010786/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme