Regjisori amerikan Woody Allen ka dhënë një shpjegim pse protagonistët kryesor në filmat e tij e shohin jetën si të pakuptimtë: Krejt kjo sipas ka tij është për faktin se ai personalisht mendon se jeta në fakt është e pakuptimtë.
“Unë besoj fuqishëm – dhe nuk e them këtë si kritik – se jeta është e pakuptimtë,” deklaroi fituesi i çmimit Oscar, në një konferencë shtypi të New Yourk, gjatë promovimit të filmit të tij më të ri “Magic in Moonlight”, raporton Breitbart.
“Nuk jam i vetmi që kam këtë mendim”, shtoi ai.
“Ka pasur shumë mendje të ndritura, dhe shumë më shumë më të ndritura se mendja ime të cilët kanë ardhur po në këtë përfundim. Në vitet e hershme të jetës, po ashtu edhe më vonë nëse dikush ka ardhur tek unë në audicione me një rol në të cilin e qet në pah sesa e pakuptimtë është jeta atëherë unë mendoj se ju keni vend në filmat e mijë. Unë mendoj se jeta është e zhurmshme dhe e egër e cila nuk nënkupton asgjë. Kjo është se si ndjehem ndaj jetës”, ka thënë regjisori.
Ai ka vazhduar të flas edhe më tutje për pakuptimësinë e jetës duke folur për vdekjen dhe vetëvrasjen.
“Unë nuk them se për këtë dikush duhet të zgjedhë që të vrasë veten, por në të vërtetë kur mendon se çdo 100 vjet ka një vërshim të ri të njerëzve dhe të gjithë ata që njihnim nuk janë më, dhe pastaj bëhet krijimi i ri i një grupi njerëzish, pastaj ata nuk do të jenë më, pastaj përsëri do të krijohet grupi i ri i njerëzve i cili pas një kohe nuk do të ekzistojë dhe kështu kjo vazhdon pa një fund të posaçëm – dhe nuk dua të të mërzis – por nuk ka asnjë fund, kuptim apo arsye”, ka thënë regjisori.
Ai ka folur me tone depresive por reale për botën duke thënë se çdo gjë do të marrë fund së shpejti.
“Universi – siç e dini nga fizikanët më të mirë – po shkatërrohet dhe përfundimisht nuk do të ketë asgjë. Absolutisht asgjë. Të gjitha veprat e mëdha të Shekspirit, Bethovenit dhe Da Vinçit, të gjitha këto do zhduken. Pra do të zhduken fare. Dhe koha do të jetë shumë më e shkurtër se sa mendoni, me të vërtetë, sepse dielli do të digjet shumë më herët sesa që universi të shkatërrohet. Pra, nuk do të duhet të presësh që universi të zhduket, do të ndodhë më herët se kaq dhe nuk do të ketë asgjë”, ka thënë Allen.
Pra e gjithë kjo arritje sipas tij, në të gjitha dramat e Shekspirit dhe arritjet e larta njerëzore – do të zhduken plotësisht. Nuk do të ketë asgjë. Absolutisht asgjë. Nuk do të ketë kohë. Nuk do të ketë hapësirë. Asgjë”, ka shtuar ai.
E tek në fund ai ka pasur një rekomandim.
“Ajo çfarë unë rekomandoj është zgjedhja që unë kam ardhur në përfundim – hutimi. Kjo është e gjitha që mund të bëni. Të qoheni. Të habiteni nga jeta juaj dashurore, nga loja e bejsbollit, nga filmat, nga absurditeti: “A duhet të dërgoj fëmijën tim në një shkollë private? “A do të dalë në takim me mua vajza të shtunën mbrëmje? “ A mund të mendoj për një përfundim më të mirë për aktin e tretë të lojës sime? “ A do të ngritëm në detyrë në punën time? “ Të gjitha këto gjëra që u përmenden, në fund universi do ti djegë. Pra, unë mendoj se jeta është krejtësisht e pakuptimtë. Dhe për të qenë i sinqertë, të gjithë personazhet e mia e portretizojnë këtë ndjenjë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...