Ekipi i filmit “Shok”, që ishte pjesëmarrës dhe i nominuar në një nga katergoritë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angelos, sot në orët e para të mbrëmjes është kthyer në Prishtinë. Ekipi i këtij filmi, i cili bëri që edhe njëherë bota ta kujtojë luftën e Kosovës dhe ta njohë më mirë vendin tonë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, u prit nga familjarët dhe të afërmit, pa ndonjë ceremoni të veçantë nga institucionet përkatëse.
E vetmja përfaqësuese e institucioneve të vendit që priti këtë ekip, ishte drejtoresha e kulturës në Komunën e Prishtinë, Saranda Bogujevci. Megjitahtë,aktorët dhe bashkëpunëtorët e këtij filmi, u shprehën krenar me pjesëmarrjen në ceremoninë më të madhe në botë për film.
Dy djelmoshat, protagonistët e këtij filmi, Andi Bajgora dhe Lum Veseli duke treguar për eksperiencën në Oscars, u treguan krenar që ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Duke e cilësuar të jashtëzakonshëm gjithë udhëtimin dhe ceremoninë e Oscar, aktori Lum Veseli tregoi se pritjet ishin që filmi “Shok” të merrte çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër. Edhe pse ky çmim nuk u fitua, sipas Lumit kjo prapë nuk ka qenë humbje.
“Po pres që dikush do të më thërrasë – hajde dua ta bëj një film me ty në Los Angelos…Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, sepse kur i kom pa aty Leonardo Dicaproin, jam befasu sepse kam pritë që kanë me qenë më të këqinjë, por kanë qenë shumë të mirë. … Po, kena pritë. Krejt Kosova dhe Shqipëria kena pritë që kena me fitu, por s’ke çka bën… Normal që krejt jena dëshpëru. Lotët nuk janë ndal, por prapë nuk besoj që ka qenë kjo një humbje. Filmi “Shok”, nuk ka humbur por ka fituar filmi tjetër”, tha Veseli.
Të jashtëzakonshëm dhe të veçantë gjithë këtë ngjarje, e cilësoi edhe aktori tjetër protagonist në film, Andi Bajgora. Duke treguar ndjenjat e tij gjatë ceremonisë, Andi tha se kishte pritur që filmi që ishte pjesë e tij të fitonte çmimin.
“Ka qenë shumë mirë me i taku krejt ata njerëz të famshëm dhe me kalu me një tapet të kuq. Nuk i vjen rasti gjithkujt. Kështu që jam ndje shumë mirë dhe është ndjenja më e mirë ndonjëherë…. Normal, kam prit si çdo njeri që pret me marrë çmim apo diçka, por edhe pse nuk e kemi marrë, me mbërri në pesëshe dhe pasi është hera e parë e jona në Oscars është diçka shumë e madhe. Unë po ndihem fitues. Në ato momente kam qenë duke xhiruar, kam qenë në katin e pestë dhe kur është përmendur emri “Stutterer”, mu ka trullav pak dhe kam vazhdu me rreh shuplaka. Me u gëzu për ata jo por, as me ndje vetën në faj jo. Jam ndje mirë prapë”, tha ai.
Ndërsa, për aktorët të cilët kanë vite që merren me aktrim dhe ende nuk kanë arritur një sukses të tillë, Andi e ka të vetmen porosi – që të vazhdojnë të punojnë.
I kënaqur dhe krenar me pjesëmarrjen e filmit “Shok” në ceremoninë Oscar, e cilësoi edhe drejtori i Qendrës Kinematog rafike të Kosovës, Arben Zharku. Ai shtoi se ky film dhe pjesëmarrja në Oscars ka bërë që kinematografisë kosovare t’i hapen dyert nëpër botë.
“Më vjen mirë që filmi “Shok” ka pas një sukses kaq të madh dhe jemi shumë krenar që na ka hapë shumë rrugë. E ka çel botën me Kosovën, i ka bërë të gjithë kosovarët dhe shqiptarët krenarë për talentë dhe për këtë film kaq të mirë…. Tani artistët kosovarë dhe kinematografia kosovare i kanë dyert shumë të hapura nëpër botë. Tani bota na njehë edhe përmes veprave shumë të bukura artistike dhe kjo na bënë shumë krenarë dhe na bënë zemrën shumë më të madhe”, tha ai.
Çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, për të cilin ishte i nominuar filmi “Shok” e fitoi filmi “Stutterer”.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...