Historia që e preku sivjet ceremoninë The Oscars po vazhdon me suksese.
Filmi “Shok” me regji nga Jamie Donoughue dhe me aktorët kryesorë Lum Veselin e Andi Bajgorën ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në Boulder International Film Festival.
Festivali i cili ka zgjatur nga 3 e deri me 7 mars, ka mbledhur rreth vetes ajkën e filmave më të realizuar aktualisht, mes tyre edhe filmin 21 minutësh i cili u nominua për Short Film Live Action nga Akademia Oscars. Filmi ka pasur edhe shfaqjen e tij në Boulder Theater, në fillim të këtij muaji, shkruan kultplus.
Regjisori më i mirë në festival shkoi për Mark Craig për “Last Man on the Moon” ndërsa dokumentari më i mirë u zgjodh “Denali” nga Ben Knight.
Boulder International Film Festival sivjet mbajti në Kolorado edicionin e 12-të.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...