“Shok” ia sjell kinematografisë kosovare 250 mijë euro

09:51 | 23 Mars 2016
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të ndajë shumën prej 250 mijë euro për Qendrën Kinematografike të Kosovës, pas suksesit që ka pas kjo qendër me filmin “Shok” i cili arriti të nominohej për “Oscar”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila bëri të ditur se ky vendim po merret pas kërkesës së QKK-së për ndarjen e mjeteve për të dhe pas suksesit që ka shënuar filmi “Shok” ndërkombëtarisht, transmeton arbresh.info.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur po ashtu që të miratoj propozim-vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike lokale N.P.L. “Prishtina Parking sh.a.Prishtinë dhe me kërkesë të komunës së Ferizajt u miratua dhe kërkesa për themelimin e N.P.L. Ambienti Sh.a. Ferizaj. /arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme