Portali i cili është i fokusuar vetëm në parashikimet e fitueseve të çmimeve në Hollywood ka mbledhur 23 ekspertë të filmit duke i pyetur në lidhje me fituesin e çmimit “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.
E gara është jashtëzakonisht e ngushtë mes dy filmave: “Shok” me regji dhe skenar të Jamie Donoughue dhe “Ave Maria” me regji të Basil Khalil, raporton Insajderi.com.
Ekspertë të kinematografisë nga sajte e revista të njohura sikurse Tim Gray nga “Variety”, Pete Hammond nga “Deadline Hollywood”, Michael Hogan nga “Vanity Fair”, Matthew Jacobs nga Huffington Post”, Kevin Polowy nga “Yahoo” e Keith Simanton nga “IMDB” bashkë me dhjetëra ekspertë janë të pavendosur mes këtyre dy filmave.
Në 23 parashikimet filmit “Ave Maria” dhe “Shok” prijnë si favoritë duke u vlerësuar me notat më të larta ndërsa filmat e tjerë mbesin shumë larg prej pikëve që kanë marrë dy filmat.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë