Shkup: Konferencë për Gjurmët e Poezisë Klasike Turke

20:13 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Qendra Kulturore Turke “Junus Emre” në Shkup mirëpriti një konferencë të rëndësishme me titull “Gjurmët e Poezisë Klasike Turke në Shkup dhe Rrethina”, ku krahas poetëve turq në Maqedoni morën pjesë edhe letrarë, shkencëtar, mësues dhe studentë.

Gjurmët u Poezisë Klasike u trajtuan në një konferencë mbajtur në Maqedoni.
Në këtë aktivitet u mbajtën diskutime mbi kontributin që kanë dhënë poetët turq me veprat e tyre në zhvillimin e kulturës në Ballkan.
Qendra Kulturore Turke “Junus Emre” në Shkup mirëpriti një konferencë të rëndësishme.
Në konferencën me titull “Gjurmët e Poezisë Klasike Turke në Shkup dhe Rrethina” krahas poetëve turq në Maqedoni morën pjesë edhe letrarë, shkencëtar, mësues dhe studentë.
Në konferencë u mbajtën kumtesa mbi kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë poetët turq me veprat e tyre në zhvillimin e kulturës turke në Ballkan.
Drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Junus Emre” në Shkup, Fejzullah Bahçe, thotë: “Dua të shpreh atë që letërsia turke ka një të kaluar të vjetër në Maqedoni dhe veçanërisht në të gjithë hapësirën e Ballkanit. Ne po punojmë në drejtim të organizimit të aktiviteteve të tilla dhe dëshira jonë është për vazhdimin e kësaj tradite të lashtë”.
Kurse Pedagogu i Universitetit “Kocaeli”, prof. Gencay Zavotçu tha në kumtesën e tij se edhe poezia turke është ndikuar nga kultura me një të kaluar 400-vjeçare në Shkup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme