Shkrimtari kilian Luis Sepulveda, i cili jeton në Spanjën veriore, është prekur nga coronavirusi.
Sipas autoriteteve ai e ka marrë virusin gjatë një vizite në Portugali, ku edhe është një ndër autorët më të shitur për momentin, transmeton portal arbresh.info
Autori 70-vjeçar filloi të tregojë simptoma të virusit në 25 shkurt pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij në rajonin e Asturias të Spanjës nga një festival letrar në Portugalinë fqinje.
LEXO EDHE: Mbi 1 mijë të prekur nga coronavirusi në Itali
Qeveria rajonale e Asturias njoftoi të shtunën se kishte zbuluar rastin e parë të coronavirusit në rajon, pa e identifikuar atë.
Gruaja e tij, një grua 66-vjeçare gjithashtu po shfaq simptomat dhe po testohet. Që të dy janë të shtrirë në spital dhe po marrin trajtimin e duhur.
Autoritetet Portugeze u bënë thirrje të gjithë atyre që kishin qenë në kontakt me Sepulveda gjatë festivalit letrar Correntes d”Escritas të muajit të kaluar në Portugali të vizitohen te mjeku.
Deri me tani në Portugali nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19, ndërsa në Spanjë janë shfaqur 73 raste.
Sepulveda u internua nga Kili në 1975 për shkak të aktiviteteve të tij politike./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...