Shkëlqimi dhe rënia e Salman Rushdie

00:30 | 22 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shkruan: Hamid Dabashi

Në një fluturim të fundit të British Airways 178, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Londër, isha ulur disa karrike pas Salman Rushdi. Ishte eksperiencë e frikshme. Gjatë rrugën për në banjo, me bisht të syrit pashë që luante një lojë në telefonin e tij celular. Nuk kisha asnjë fije tundimi që të dilja përpara dhe të prezentoja veten time. Unë mezi e duroj atë. Plus, a e imagjinoni një iranian me mjekër që i afrohet Salman Rushdie në një aeroplan që fluturon drejt Londrës. Njeriu mund të frikësohet dhe të rigjallërojë hapin e hapjes së vargjeve të tij satanike. Cili prej nesh do të ishte Gibreel Farista dhe cili Saladin Chamcha? Luftë nervash!

Unë e kam takuar Salman Rushdie vite më parë, në muajt e fundit të dekretit famëkeq (fatëa) kundër tij, kur i ndjeri Edëard Said e kishte ftuar atë të vizionte Kolumbinë. Mban mend mbledhjen e vogël që Edward e kishte organizuar për të me dyer të mbyllura dhe vetëm me ftesë. Ndoshta një duzinë, apo më shumë se një fakultet i Kolumbisë dhe studentët u mblodhën për të biseduar me autorin e “Vargjeve Satanike”, ndërsa ai ishte ende në arrati.

Ky takim i rastësishëm në fillim të tetorit 2017, megjithatë përkonte me botimin e librit më të fundit të Salman Rushdie “The Golden House”, për të cilin unë ishta krejtësisht i pavetëdijshëm derisa lexona një shkrim në The Guardian, ku edhe libri i tij u krahasua me “The Great Gatsby” të F Scott Fitzgerald dhe “Brideshead Revisited” të Evelyn Waugh.

Unë shkova me vrap, e bleva librin dhe filloja ta lexoja dhe përsëri nuk më shkoqitej nga mendja që po lexoja një mashtrues.

Pse mashtrues? Më lejoni t’ju sqaroj.

Lindja e shkrimtarit

Isha ende student i diplomuar kur Salma Rushdie botoi librin e tij “Fëmijët e Mesnatës” (1981). Fjalët nuk e përshkruajnë dot gëzimin kur e zbulova këtë autor. Zëri i tij ishte i mprehtë, i shkëlqyeshëm, i përbuzshëm, i gëzuar, politika e tij ishte e njohur dhe imagjinata ishte e besueshme. Unë menjëherë e vendosa atë undër VS Naipul, të cilin sa herë e kam lexuar e kam urrejtur, për shkak të racizmit të tmerrshëm fetar: Një udhëtim islamik (1981) që kishte ardhur menjëherë pas revolucionit iranian të viteve 1977-1979. Aty shfaqet një arrogancë që fsheh injorancën e saj mbi një revolucion që kishte tronditur atdheun tim që në themel. Kur e lexova “Fëmijët e mesnatës”, mënjehërë e vendosa Rushdien kundër Naipaul. Pas shumë kohe, Naipul u zhduk në indiferencë, ndërs dashuria dhe admirimi im për “Fëmijët e mesnatës” vetëm sa rritej.

Shumë shpejt fillova të lexoja edhe veprat tjera të Rushide, përfshirë romanin e tij të parë “Grimus” (1975), “Turpi” (1983) dhe udhëtimin e tij në Nikaragua, “The Jaguar Smile” (1878) libri i parë mbi revolucionin iranian. Politika e gjallë e tij dhe realizmi i tij magjik ishin të dukshme për mua, për fat të mira, kisha një tip Garbriel Garcia Marquez në lagjen tim.

Ky zbulim i lumtur i këtij autori dhe botimi i “Vargjeve satanike” (1988), ishin gjërat që më bënin të lumtur, sa iu luta një shokut tim që të më blente librin në Londër dhe e lexova para të botohej në SHBA. “Vargjet satanike” i kam gjetur krejtësisht të mrekullueshme dhe kujtoj duke iu referuar asaj në një konferencë mbi dramën e pasionit Shua në Hartford Seminary në Hartford, duke e cituar atë si një shembull të përsosur se si historitë e vjera dhe shenjtëritë mund të futen në një fiksion.

Shumë kohë më vonë, nuk e duroja më politikën e Rushide, megjithatë vazhdova të përfshijë “Vargjet satanike” në syllabin tim të letërsisë postkoloniale, duke sjellë shenjtërinë myslimane përpara një takimi me një jetë të zakonshme larg shtëpisë. Kurrë ndonjëherë (pas kësaj fatëa të tmerrshme) nuk kisha menduar se romani ishte fyerje për myslimanët. Përkundrazi, solli shenjtërimin e tyre në një takim të përtrirë me historinë e tyre.

Në restropektivë, unë jam i lumtur që kam pasur atë takim me romanin e fundit të Rushdie, para se të gjithë ferri të shpërthente në atë dhe te ata që e admironin punën e tij. Deri me sot, kam lexuar “Vargjet satanike” me vetëdije të plotë dhe të ndërgjegjshme një roman të madh përpara se të sabotohej, abuzohej me fjalë, të vritej në mënyrë narrative de të shkatërrohej përgjithmonë nga një ayatollah i keq, që nuk ka asnjë ide se çfarë ishte libri.

Vdekja e një autori

Emma Brockers nga The Guardian kohëve të fundit tha për Rushdie: “Në vitet e ’70-ta ka pasur më shumë mishërime publike sesa shumica e shkrimëtarëve tjerë. Romancier i shkëlqyer, njeri i drejtuar, subjekt i përbuzjes tabloide dhe shqetësim i qeverisë dhe shoqërisë, por përkundër përcaktimit britanik nuk përflitet se çfarë e mirë është ai për shoqërinë”.

Do të doja shumë që të mendoja për Rushide në këtë mënyrë. Mjerisht, për mua Rushide ka vdekur dhe nuk është ringjallur asnjëherë. Si autor ai lindi me një roman të shkëlqyer si “Fëmijët e mesnatës” dhe vdiq si një fanatic revolucionat me sy të lidhur që i kushtoi edhe kokën e tij, që vrau edhe personalitetine tij, që korruptoi edhe politikën e tij dhe e ktheu atë që e kishte braktiskur e ktheu një islamofobe të dëmtuar.

Nëse keni “qenë” me Salman Rushdie për aq kohë sa unë kam qenë që nga lindja e tij si shkrimtar i mrekullueshëm dhe përmes përvojës së tij me Khomeinin dhe degjerimin e mëvonshëm moral të një islamofobi, është e vështirë t’i rezistosh ndjenjës së pakundërshtueshme të një akseti iranian, sikur Savonarola, që në fund të romanit të madh dhe të vrullshëm “vrau” dhe atë që ne e njohim si “Salman Rushdie”.

Që kur romanet e tij më të hershme “pas vdekjes”, “The Moor’s Last Sigh” (1995), unë nuk kam qenë në gjendje të lexoj Rushdie pa përjetuar një ndjenjë të çuditshme. Po lexoj një mashtrues. Për këtë arsye, besoj se shkrimari me emrin “Salman Rushdie”, i ofron teoricientëve letratë një rast unik të “vdekjes së një autori”.

Në vitin 1967, Roland Barther, teoricienti i shquar letrat francez, botoi esenë e tij që dha ndikim të madh me titullin “Vdekja e autorit/ La mort de l’auter”, në të cilën ai kërkoi që të shkëpusë autonominë e një teksti nga biografia e autorit. Ndonëse gjej shumë energji interpreuese që fshihen në lëkurën e një propozimi të tillë, unë ende nuk mund të dëgjoj Ëagnerin, ose të lexoj Heideggerin pa menduar se ata ishin antisemistë të neveritshëm.

Problemi im me novelat e Salman Rushdie është unë nuk mund ta imagjinoj atë duke shkruar pa i thënë gjërat nga “barku i gjithdijshëm”, që tenton të krijojë një botë për mua.

Nuk është se nuk më pëlqen Salma Rushdie si person, apo që e urrej politikën e tij më pas sesa politikën që kërkon kokën e tij. Arsyeja është se fjalët “Salman Rushdie” nuk i referohen thjesht një personi, një autori, një romancieri, sepse këto dy fjalë kanë një mbingarkesë të kujtimeve të mëdha dhe konfliktuale që pengojnë hyrjen në një roman të pabazuar dhe të pamoralshëm.

Fati i një kombi të vjetër

Vetë Salma Rushdie dhe ajatollahu i madh që kushton me çmimin e kokës, janë bërë si një diçka formale përpara librave që ai shkruan. Sado që e provoj, unë nuk mund të gjej një shtëg për të tejkaluar atë port të neveritshëm për të vazhduar librin që shkruan.

Fatëa që Khomeini kishte lëshuar kundër Rushdie merr një ton të ndryshëm në veshin e një iraniani i cili kujdeset për fatin e atdheut të tij. ndërsa vëmendja botërore u hutua nga pamja dënimi me vdekje për një shkrimtar indo-britanik, Khomeini urdhëroi riformulimin e një “kushtetute islame”, përmes të cilës bllokohen pothujase 80 milionë qenie njerëzore.

Përderisa liberalët europianë dhe amerikano veriorët po ulëritnin për të mbrojtur lirinë e mendimit të Rushdie, iraninanët, edhe sot,  masivisht po i nënshtroheshin një teokracioe të dëmshme. Momenti që unë arrijë në fundin e këtij “thesi historik” është pikërisht shembulli që unë befas kujtoj kohën kur e lexoja dhe takimin e parë me Salman Rushdie. Një hidhërim i papritur, një moment nostaligjie e errët, më pastaj fillon të kujtosh një autor që njëherë ke ndjerë gëzim kur e ke zbuluar, e ke ndjerë aq shumë dashuri në lexim dhe tani nuk ndjen gjë tjetër, përpos trishtim. Kush është ky njeri i çuditshëm që imiton Salman Rushdie? Ai është “Salman Rushdie”, që më vonë e kuptoj, përgjithmonë i dënuar në dy citate të trembura, citimi i sinjaleve të ferva që një keqdashës lëshoi njëherë kundër tij.

Ndërsa Salman Rushdie, unë dhe pjesa tjetër e pasagjerëve gjatë fluturimit Nji Jork –Londër hymë në terminalin e pestë të aeroportit Heathroë, unë ecja pas tij. Ai kishte vënë një kapele bejsbolli të kaltër dhe ecte. Në një moment, ai u kthye nga shenja e verdhë që shkruhej “arritje”, ndërsa unë vazhdova te shenja “transit”. Ai kishte arritur në destinacionin e tij, në Londër, ndërsa unë kisha ende rrugë për të bërë.

Burimi: Al Jazeera
Përktheu: arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme