ShKA Agimi shënon 75 vjetorin e themelimit 

08:58 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

75 vjet kultivim të vlerave të mirëfillta artistike e kulturore shqiptare. 75 vjet frymëzim të gjeneratave të reja të artistëve. 75 vjet me këngë, valle krijimtari letrare, art pamor e skenik.

ShKA “Agimi” shënon 75 vjetorin e themelimit, 75 vjet të aktivitetit kapital në kultivim, ruajtje dhe avancim të vlerave muzikore kombëtare.

Për tri ditë me radhë, me 25, 26 dhe 27 nëntor ShKA “Agimi”, Prizreni do të frymojë me programet festive, të përgatitura nga ShkA “Agimi” që nga muaji qershor i këtij viti.

I themeluar prej mendjeve më të ndritura dhe intelektualëve të kohës ShKA “Agimi” u bë strehë dhe shkollë e shumë emrave që kanë lënë gjurmë në krijimtarinë jo vetëm muzikore të vendit.

ShkA “Agimin” e themeluan intelektualët e kohës: Anton Lumezi, Nuri Sherifi, Lorenc Antoni

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” është themeluar në nëntor të vitit 1944.

Aktivitetet e para kulturore artistike u organizuan në pjesën e dytë të nëntorit të vitit 1944 nga një ekip kulturor, i cili në fillim të vitit 1945 morri emrin “Ekipi Kulturor i Komitetit Shqiptar”. Programet e para të këtij ekipi kishin një karakter mozaiku, me këngë korale, recitime dhe këngë popullore.

Kori me një zë fillimisht drejtohej nga Anton Lumezi, pastaj Nuri Sherifi, derisa në vitin 1945 drejtimin e tij e merr Lorenc Antoni, duke e avancuar në kor miks.

Përkrah korit e fillon punën edhe orkestrina popullore dhe ajo argëtuese me: Anton Lumezin, Nuri Sherifin, Xhemil Dodën, Kolë B. Shirokën, Lazër Mjedën, Anton Çettën, pastaj Gjon Delhysën, Fran Gomillën, Kolë Gjonin, Matej Vuçajn, etj.

Kjo orkestrinë ka përcjellë edhe solistet e para, siç ishin: Vera Shahta, Shpresa Fehmiu, Nedime Kabashi, etj, ndërkohë që janë angazhuar edhe regjisorët amatorë, si Shemsidin Kirajtani dhe të tjerë.

Me rritjen e numrit të anëtarëve dhe seksioneve, Ekipi Kulturor i Komitetit Shqiptar shndërrohet në ShKA AGIMI, me nismën e profesor Zekirja Rexhës ku kryetar i parë u zgjodh Anton Çeta.

Në këtë mënyrë u vendosën themelet e shoqërisë më të vjetër dhe shumëdegëshe ndër shqiptarët e Kosovës.

Kontribuues në ShKA “Agimi” kanë qenë edhe profesorët, Engjëll Berisha dhe Mark Kaqinari, dhe shumë të tjerë.

ShKA “Agimi” ka vijuar veprimtarinë për 75 vjet, në disa seksione. Rruga e zhvillimit të saj nuk ka qenë e lehtë, por në programin e saj gjithnjë janë kultivuar vlerat e mirëfillta shqiptare, duke i kushtuar rëndësi ruajtjes dhe zhvillimit të këngëve, valleve, krijimtarisë letrare, artit pamor dhe skenik.

Pas mbylljes së të gjitha institucioneve arsimore e kulturore gjatë viteve të 90-ta nga regjiimi serb lokalet e ShKA “Agimi” ishin e vetmja strehë aktiviteteve kulturore. ShKA “Agimi” u shndërrua në Shtëpi të Kulturës si dhe Shkollë të muzikës.

Për 75 vjet ShKA AGIMI e themeluar prej mendjeve më të ndritura dhe intelektualve të asaj kohe, punoj pareshtur në kultivimin e vlerave të mirëfillta shqiptare duke I kushtuar rëndësi të madhe traditës, folklorit, zhvillimit të këngëve, valleve, krijimtarisë letrare, artit pamor dhe skenik.

Nga ShKA Agimi  kanë dalë emra të njohur që lanë gjurmë në artin e Kosovës me të cilët mburret Kosova.

Kontribuues në ShKA “Agimi”, kanë qenë edhe kompozitorët si, Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Engjëll Berisha dhe Mark Kaçinari, por edhe shumë intelektualë të tjerë tashmë të njohur të kulturës shqiptare, si Gazmend Zajmi, Qamil Nixha, etj. Në udhëheqje të Shoqatës janë dalluar Subhi Pasuli, Petrit Nushi, Dashnor Xërxa, Engjëll Çeta, Zef Delhysa, Kadri Skeja dhe emra të tjerë.

Agjenda e shënimit të përvjetorit të 75:

25 nëntor 2019

19.00. Koncerti i Veteranëve të ShKA “Agimi”

19.40. Spektakël Danci “Rrotull vetes” Elbasani

26 nëntor 2019

Koncert festiv – 75 vite pune aktive në skenë (seksionet: Kroi, Orekstrina dhe valltarët)

Me 27.11.2019

19.00 Koreodrama “Agimi i agimtarëve”

  1. 40 Fjala e ministrit në detyrë Kujtim Gashi

19.45 Promovimi i pullave postare të punuara nga Posta e Kosovës enkas për 75 vjetorin e ShKA “Agimi”

20.00 Ndarja e mirënjohjeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme