Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina, si revoltë kundër ngacmimeve seksuale, shpalosën një performancë në sheshin e kryeqytetit.
‘Mos më quaj loçkë’, ‘Mos më pengo’, ‘Nuk jam objekt seksi’, këto e shumë fjalë të tjera, brohorisnin vajzat e reja të cilat aktruan në kuadër të shfaqjes revoltuese kundër ngacmimeve seksuale, shkruan arbresh.info.
Koordinatorja e Qendrës për Art dhe Komunitete Artpolis, Jeta Berisha, tha se janë munduar që përmes kësaj shfaqjeje të përçojnë një mesazh të madh tek njerëzit.
Ajo shtoi se ngacmimet seksuale nuk janë të shprehura vetëm tek ne, por në gjithë botën dhe këtë dukuri të keqe janë munduar që përmes shfaqjes e cila flet më shumë me gjuhën e trupit të përçojnë një mesazh të fortë tek njerëzit.
Mysafire speciale në këtë organizim ishte Linnea Clason nga Suedia, e cila organizon shfaqje dhe aktivitete të shumta kundër ngacmimeve seksuale në Suedi.
Ajo u shpreh shumë e kënaqur me shfaqjen nga aktoret kosovare dhe theksoi se aktivitete të tilla duhet të përsëriten në mënyrë qe kjo dukuri e keqe të zhduket./Arbresh.info
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...