BalkanSunflowers Kosova (BSFK), në kuadër të projektit “Healthfor All: Confronting a healthand human rightscrisis”, shfaqë premierën e filmit dokumentar “LIVES”, i cili paraqet disa nga arsyet e jetës së shkurtër të komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom.
Në këtë ngjarje po ashtu paraqiten disa ‘policybriefs’, të cilët paraqesin situatën shëndetësore të tri komuniteteve të lartpërmendura.
“Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes e qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete, dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shëndetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve”, thuhet në një komunikatë për media nga BSFK.
Projekti financohet nga SOLIDAR SUISSE dhe Treasure Club 0.7%, dhe zbatohet nga OJQ BalkanSunflower Kosova.
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...