Në një ekspozitë arti në Itali është shfaqur një skulpturë e Shën Marisë, e cila në preherëin e saj strehon një refugjatë me ngjyrë.
Ekspozita e hapur në Milano ka si për qëllim të kthejë vëmendjen te kriza e refugjatëve, transmeton portali arbresh.info
Në veprën origjinale, të kompletuar nga Michelangelo në fund të shekullit të 15-të, Virgjëresha Mari mban trupin e Jezusit në krahët e tij, pas kryqëzimit të tij nga romakët.
Artisti Fabio Viale ka vendosur që në vend të Jezu Krishtit të vendos refugjatin nigerian.
“Refugjatin që morri pjesë në ekspozitën time e kam takuar në Torino. Ai e kuptoi saktë projektin tim dhe vendosi që të marrë pjesë në këtë vepër arti”, sqaron artisti.
Imazhi i quajtur “Krishti me ngjyrë” u nda gjerësisht në mediat sociale italiane, ndërsa në ekspozitë morrën pjesë dhjetëra njerëz./arbresh.info/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...