SHBA-të ia kthejnë Irakut shahun antik të Saddam Husseinit

23:01 | 4 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka kthyer zyrtarëve irakianë një shah të vjedhur antik që dikur i përkiste Saddam Husseinit.

Shahu i lashtë u vjedh gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003 dhe për qeverinë e Irakut u paraqit në ambasadën amerikane në Bagdad, transmeton portali arbresh.info

Sipas një deklarate të lëshuar nga SHBA-të, objekti u gjet nga FBI dhe i është dorëzuar zëvendësministrit të kulturës në Irak, Qais Rasheed.

“SHBA është e angazhuar për të ndihmuar në kthimin e objekteve të vjedhura në Irak”, thuhet në deklaratë.

Detaje të mëtejshme për vjedhjen dhe mënyrën se si arti i ka hyrë në posedim të autoriteteve amerikane nuk janë dhënë.

Ish-lideri irakian ishte një tifoz i madh i shahut./arbresh.info/

21149936_10155642835974304_8854570054503325551_n

21192069_10155642836084304_1798201938890649483_n 21192111_10155642836079304_5751843282065254870_n 21192456_10155642835294304_1553688452726666139_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme