Nëse kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO sërish do të aktualizohet, SHBA-ja do të mbështesin nga hija, nëpërmjet vendeve tjera që i ka të afërta.
Kështu ka thënë ambasadori i Serbisë në OKB, Darko Tanaskoviq.
Në intervistë për mediat serbe, Tanaskoviq ka thënë se kjo megjithatë nuk do të jetë aq e thjeshtë sikur SHBA-të të ishin anëtar i UNESCO-s, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se tërheqja e SHBA-ve nga UNESCO në cilindo rast nuk i shkon për shtati kërkesës së re të Kosovës për anëtarësim.
Tanaskoviq ka thënë se edhe për shkak të kësaj, por edhe për shkak të shumë arsyeve tjera, për një periudhë të caktuar nuk do të ketë kërkesë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.
Sipas tij, viteve të fundit është zbehur ndikimi i SHBA-së në këtë organizatë, pasi që ka ndryshuar edhe situata në botë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...