Google ADS

Serri e Brathu vizitë në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore

08:09 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Me kërkesë të udhëheqësit ekzekutiv të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Isuf Koci, sot u zhvillua takim zyrtar me Riccardo Serri, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës së BE-së, i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit në BE, si dhe ndaras edhe me shefin e ambasadorin e OSBE-së në Prishtinë, Jan Brathu.

Sipas njoftimit për media nga KKTK-ja, Serri u njoftua për rolin dhe mandatin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore , sfidat që është duke kaluar trashëgimia kulturore e Kosovës si pasojat e mos respektimit të ligjeve të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, si dhe mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Në këtë takim z. Koci, njoftoi z.Serri për rekomandimet drejtuar Ministrisë së Administratës Publike për reformat në administratën shtetërore dhe të agjencive të pavarura. z.Serri, shprehu përkushtimin e BE-së për të përkrahur Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore si institucion mjaft i rëndësishëm për trashëgimin kulturore në Republikën e Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas po të njëjtit njoftim, në takimin e Kocit me Brathun, u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit për çështje të që lidhen më zonat e veçanta të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe mos respektimin e ligjeve të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.

Edhe Brathu u njoftua për sfidat që është duke kaluar trashëgimia kulturore e Kosovës si dhe reformat në administratën shtetërore dhe të agjencive të pavarura, derisa sipas njoftimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme