Një biografi e shkruar nga një serial killer kanadez ka qarkulluar për disa orë në tregun online.
Ish-miliarderi që merrej me kultivimin e derrave, Robert Pickton, u dënua në vitin 2007 për vrasjen e 6 grave teksa u pezulluan akuzat për vrasjen e 20 të tjerave.
Sipas mediave, një tjetër i burgosur e ka ndihmuar Pickton të kontrabandojë librin jashtë ambienteve të burgut.
Botuesi kërkoi pezullimin e librit për të gjithë shitësit e Amazon dhe gjithashtu u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimave.
Zyrtarë të British Columbia më herët kishin premtuar se do të ndalonin Pickton të përfitonte nga shitjet e librit biografik të titulluar ” Pickton: In His Own Words”.
Ministri për Sigurinë Publike, Mike Morris, deklaroi se nuk është e drejtë që një person i cili ka shkaktuar kaq dëm dhe ka lënduar kaq shumë njerëz të përfitojë pikërisht nga kjo.
Zyrtarët e British Columbian gjithashtu i kërkuan Amazon të ndalojë shitjen e kujtimeve të serial killerit, i cili u botua nga një kompani që merret me autorët që merren vete më publikimet e tyre.
Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për burgun e sigurisë së lartë për të kuptuar se sesi është qarkulluar libri jashtë ambienteve të tij.
Në libër vrasësi thotë se është i pafajshëm, duke akuzuar policinë për sajim të vrasjeve.
Pickton u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi të lirimit me kusht për 25 vjet, pasi fillimisht u akuzua për vrasjen e 26 grave nga 69 që rezultojnë të humbura.
Ai i vriste gratë në fermën e tij dhe pjesë të trupave të tyre ua hidhte derrave si ushqim.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...