Artisti i njohur anglez me origjinë azerbajxhanase Sami Yusuf, ka performuar për fansat e tij në kryeqytetin e Maqedonisë Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Sami Yusuf, i cili ka performuar përpara mijëra ndjekësve të tij në stadiumin “Filipi i Dytë” këndoi ilahitë e tij më të njohura. Ndërkohë edhe fansat e tij e mbështetën atë duke kënduar bashkë me të një pjesë të mirë të ilahive.
Në një fjalim të shkurtër para se të fillonte këndimin e ilahive Yusuf krahasoi veten e tij me vendet e Ballkanit ku sipas tij grupe të ndryshme etnike, besimet, kulturat dhe tradita jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën.
Artisti e nisi koncertin e tij me ilahinë “Muhammed” dhe krahas ilahive të tij të vjetra ai performoi pjesë edhe nga albumi i tij i ri ”Barakah”.
Nuraj Hysejin, një nga fanset e tij tha se ka lënë në gjysmë pushimet e saj për të ardhur në këtë koncert bashkë me shoqërinë. ”Jam një fanse e tij shumë e madhe. Jam shumë e emocionuar që ndodhem sot këtu. Ndërkohë që këtu ishte Sami Yusufi, nuk mund të rrija pa ardhur”, tha ajo në fjalën e saj.
Ndërsa një tjetër fans, Enedin Bshevac thotë se ndodhet në këtë koncert bashkë me familjen e tij. Duke theksuar se është një fans shumë i madh i Sami Yusuf-it ai tha se janë të sigurtë që do të ndjekin ilahi shumë të bukura si dhe një performancë të mirë të tij në skenë.
”Sami Yusuf është një artist që bën ilahi të mira prej vitesh. Në çdo ilahi të tijën ka një mesazh dhe tregim. Ai tregon gjendjen aktuale të muslimanëve”, tha Bishevac në vijim të fjalës së tij.
Me 10 instrumente të ndryshëm muzikorë Sami Yusufi i cili këndon ilahi në 6 gjuhë të botës në koncertin e Shkupit këndoi disa ilahi në gjuhën arabe, turke dhe angleze.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...