Opera “Krol Roger”, në interpretim të Saimir Pirgut, është vënë në skenë në Royal Opera House në Londër, ku edhe është nominuar në kategorinë “Best Opera Recording”, për çmimin prestigjioz “Grammy”.
Ky nominim bën që Saimir Pirgu të jetë shqiptari i parë i nominuar për këtë çmim.
“Më gëzon shumë fakti. Sepse as nuk e prisnim. Midis 1000 produksioneve nëpër botë e kanë synuar këtë nominim, dhe kritika ka vendosur pikërisht për shfaqjen tonë. Një arritje e madhe për të gjithë ne, për artistët, regjisorin dhe gjithashtu edhe për Operën Mbretërore të Londrës”, ka thënë Pirgu për KultPlus.
Kjo operë është me regji të Kasper Holten, dirigjent Antonio Pappani, dhe producent Jonatahn Allen.
Në këtë kategori janë pesë albume, dhe po sipas Pirgut në këtë garë janë të nominuar më të mirët, por shpresa mbetet edhe deri te fitorja.
“Gjithashtu jam i surprizuar edhe nga kritika botërore që e ka zgjedhur si në pesë produksionet më të mira”, ka përfunduar Pirgu.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...