Vazhdon
Pjesën e dytë mund ta lexoni këtu
Përpjekjet për formim institucionesh
Shqiptarët e Kosovës qëndronin stoikisht, duke bërë përpjekje për ruajtjen e qenies së tyre. Por edhe filluan takime e konsultime rreth formimit të institucioneve te veta. Më 14 dhjetor 1989, në Prishtinë u formua Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ). Po atë vit u formua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në ndërkohë u formuan edhe parti të tjera politike. Përmes këtyre lëvizjeve po frynte një erë e re pluraliste në vend. Partia Komuniste filloi të shpërbëhet, duke dorëzuar anëtarët e saj librezat edhe publikisht, dhe filluan lëvizje të reja, si ardhje e pluralizmit politik në Kosovë. Në këtë kuadër u formuan edhe parti të tjera, si Partia Socialdemokrate, Partia Parlamentare, Partia Demokristiane etj.
Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës, e 2 Korrikut 1990, mbi pavarësinë dhe barazinë e Kosovës nga çfarëdo lloj kornize kushtetuese në kuadër të Serbisë, si dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e 7 Shtatorit 1990, e nxjerrë para Kushtetutës së Serbisë”, ishin, njëkohësisht, akte burimore të vetërespektit dhe të vetafirmimit, ishin akte të kundërvënies së natyrshme dhe të drejtë ndaj posesivizmit serb mbi Kosovën, posesivizëm ky jo vetëm pa bazë etnike, por edhe me cilësitë më të rënda etnokratike.”
Në tetor të vitit 1991 u formua Qeveria e Kosovës, me në krye Dr. Bujar Bukoshin, e cila u largua nga Kosova dhe vazhdoi punën në mërgim. Rezistenca e shqiptarëve ishte e formave të ndryshme, duke filluar që nga puna larg pushtetit okupator serb, lëvizjet patriotike ilegale, por edhe organizimet spontane për t’i ndihmuar popullit që të qëndrojë përballë sfidave të shumta të rezistencës. Që nga viti 1995, sinjalet e radikalizmit dhe mbrojtjes alternative me luftë, shiheshin aty-këtu nëpër mese të ndryshme të Kosovës, kur grupet guerile kryenin atentate kundër politikanëve e policëve serbë.
Sinjalet Radikale
Një faktor tjetër, ndoshta që ka të bëjë direkt me Kosovën, ishte zhvillimi i formave të reja të veprimit të drejtpërdrejtë; filluan të shtënat dhe sulmet me bomba kundër institucioneve dhe zyrtarëve serbë. Duke përfshirë edhe vrasjen e dy policëve në Mitrovicë, shpërthimin e një bombe në Podujevë, si dhe një sulm kundër rektorit serb të Universitetit të Prishtinës. Në skenën Kosovare po ngjiteshin tri shkronjat e arta.UÇK-ja, që nga aksionet e para guerile, të cilat ishin hamonizuar dhe sinkronizuar mirë në kohë dhe në hapësirë, anekënd Kosovës u bë një ushtri serioze, një ushtri e pathyeshme para sfidave të kohës. Me Lëvizjen studentore të vitit 1997, si dhe me paraqitjen publike të UÇK-së, më 27 Nëntor 1997, si forcë e organizuar e rezistencës, filloi një realitet i ri në Kosovë dhe një qasje e re e faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes kosovare. Ajo është krijesë e popullit të Kosovës që nga periudhat më të hershme historike”.
Ushtria Çlirimtare
Në fillet e UÇK- së, si qëllim i themelimit të kësaj ushtrie, model për rajonin e më gjerë, ishte pikërisht mbrojtja e pragut të derës së shtëpisë, si domosdoshmëri për t’iu shpëtuar masakrimeve e gjenocidit serb mbi popullatën autoktone shqiptare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua si domosdoshmëri e rrethanave të krijuara, kur populli i Kosovës i kishte humbur të gjitha shpresat për një të ardhme më të mirë. Në varrimin e mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, doli për herë të parë publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo ndodhi më 28 Nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt (Drenicë). Në formë publike dhe të organizuar, si forcë ushtarake çlirimtare e rezistencës, paraqitet UÇK-ja. Në mars të vitit 1998, në Prekaz, pas luftimesh të ashpra, në familjen Jashari u vranë mbi 50 veta, midis të cilëve edhe Adem Jashari, drejtues i UÇK-së” , rënia e të cilit e ngriti kombin, duke iu bashkuar radhëve të ushtrisë. Edhe pas Konferencës së Dejtonit, deri në fillim të vitit 1998 vihej në dyshim ekzistenca e UÇK-së. Ajo është krijesë e popullit të Kosovës që nga periudhat më të hershme historike. UÇK-ja, që nga aksionet e para guerile, të cilat ishin hamonizuar dhe sinkronizuar mirë në kohë dhe në hapësirë, anekënd Kosovës, u bë një ushtri serioze, një ushtri e pathyeshme para sfidave të kohës.Ajo nuk hoqi dorë nga lufta për liri e pavarësi kombëtare deri në çlirimin përfundimtar të vendit. UÇK-ja nuk ishte organizatë e dikujt nga jashtë, as e ndonjë shoqate apo partie nga brenda, por ajo lindi nga populli, përkrahu gjithë popullin dhe u ndihmua masovokisht. Përkrahja masovike popullore në të gjitha anët e Kosovës, përmes protestave, “tronditi letargjinë e metropoleve evropiane, duke ua bërë me dije se alternativa e vetme që u kishte mbetur shqiptarëve të Kosovës, ishte rreshtimi pas kauzës së luftës”.
(1 Historia e Popullit Shqiptar IV, fq 372.
2 Prof. Esat Stavilevci, po aty, fq. 33.
3 Historia e Popullit Shqiptar IV, fq. 374.
4 Po aty.fq. 375.
5 Prof. Jusuf Osmani, Krimet serbe…, I, fq. 120.
6 Ibrahim Gashi, Kosova- E cituar. fq.16.
7 Prof. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, fq. 36.
8 Historia e Popullit Shqiptar IV, fq. 375.)
Vijon…
Përgatitit: Ma.Sc. Refik Gërbeshi
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...