Google ADS

Rrona Jaka me shkrimet e saj merr vëmendjen ndërkombëtare

09:17 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ndonëse vetëm 24-vjeç, Rrona Jaka, po korr mjaft sukses me librin “Pigmalioni, ai shkruan krim jo tragjedi.” Ky libër i cili u botua në fund të vitit 2019 ka ngacmuar psikikën e lexuesit me tematikën që trajton dhe mënyrën se si e tregon ngjarjen.

Ky libër është metafiksion mbi artin e të shkruarit, në të cilin merr pjesë tregimtari, personazhet dhe vetë lexuesi. Ky libër mund të konsiderohet si një analize e hiperbolizuar e psikikes se njeriut të alienuar nga shoqëria dhe rrethi.

Atridi, një personazh i shthurur dhe indiferent ndaj rrethit dhe situatave në të cilat gjendet, është personazhi kryesor në këtë libër. Mënyra e tij e të menduarit dhe të ndjerit e kthejnë atë në një personazh, i cili vështirë perceptohet nga lexuesi.

Interesante janë edhe interaksionet mes tij, autores dhe lexuesit, të cilat dalin jashtë formës së zakonshme të të shkruarit dhe tërheqin vëmendjen e lexuesit, i cili me raste ndihet se është pjesë e tregimit të ngjarjes.

“Pigmalioni: Ai shkruan krim, jo tragjedi” është libri i saj i dytë, libra këta që janë bërë pjesë e festivaleve ndërkombëtare dhe janë përkthyer në anglisht dhe serbisht.

Një pjesë e këtij libri është shfaqur në revistën ndërkombëtarë “Beton”.

Ndryshe, Rrona Jaka, është edhe autore e librit “Aresa” të botuar në qershor të vitit 2015, i cili u popullarizua mjaft për shkak të temave tabu të cilat i trajton.

Po ashtu Rrona është përkthyese në Revistën “Jeta e Re”, ndërsa ka përkthyer edhe studime nga fusha e teorisë letrare, historisë së letërsisë, metafiksionit si dhe tregime nga autorë të njohur si Edgar Allan Poe, Virginia Wolf dhe Samuel Becket.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme