Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar politikat programore në fushën e kulturës, me çka hapën mundësi për zhvillimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës dhe ngritjen e nivelit artistik të tyre.
Sipas politikave programore për vitin 2016, të gjitha institucionet e kulturës që janë në varësi të MKRS-së kanë përfituar rritje të dukshme të buxhetit për veprimtaritë e tyre.
MKRS-ja vlerëson se kjo rritje e buxhetit shton nevojën për më shumë punë e përkushtim në menaxhimin sa më efikas të këtyre institucioneve dhe në promovimin sa më të gjithanshëm e më cilësor të kulturës së Kosovës.
MKRS-ja në synimet e saj politike, e ka objektiv forcimin e rolit të kulturës në shoqëri dhe është e përkushtuar që të ndihmojë institucionet e saj të kulturës, me mbështetje financiare, legjislacion modern dhe infrastrukturë të përshtatshme për zhvillim të aktiviteteve kulturore.
Kjo rritje është bërë duke u bazuar te shpenzimet e vitit të kaluar.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...