Shkrimtari dhe publicisti Halil Matoshi, në librin e tij “N’zanafillë”, i ka kushtuar një poezi luftëtarit të lirisë së Kosovës, Bekim Berisha i cili ishte i njohur si “Abeja”, mirëpo që në luftën atdhetare në Kroaci kishte marrë pseudonimin “Rr’feja e kaltër “.
Ne ju sjellim të plotë poezinë rrëqethëse “Rr’feja e kaltër”.
Rr’feja e kaltër
Me pëlcitë si re krype n’zjarm
E me u shn’drrue n’bubullimë
Me u ba rrfe e kaltër synin e lig me e shitue
E me ju ba palcë osit që lidhë dy O-jat
Në emnin tand kOsOvë;
Ni os qe mban t’lidhun plagën tande
Palsaritjen e nji lisi t’çamë rrfeje
Duert me i nxjerrë p’ej zingjirve si shpatë vizlluese
Me k’putë padrejtsinë
Do me thanë me u shndërrue n’rr’fe
Me u ba si Abeja* E me e shkye terrin me buzëqeshje
e me i fshi sytë e lëbyrun nga myshqet e mugta t’robnisë
me u mshef p’ej t’mbetunve e me kja deri n’delir.
Me kja për liri!?
Pusho deri n’ferk Bekë e ngreh vetullat
Prapsoje – tuj ia thye udhën naj rrezje t’bardhë
… se udhët na janë verbue e kmishazi kahmos
Duhet me kanë çastësi vetime amanet djalit me i lanë
Me i refuzue armët
E me u ngjitë n’qiellin m’i – e luftën me e p’shty
Pasha tokën je i shpëtuem – e ke fitue garën me mugëtinën
E je bâ mburojë për dashunitë e shumë brezave – syni i lig mos me i pa
Ani pse gacë e shueme – lirinë askush s’e pret i gjallë!
Luftëtari kurrë nuk kthehet në shtëpi ai kërkon dimensionet e padukshme të lirisë
(Abeja ishte emri përkëdhelës i Luftëtarit të lirisë së Kosovës, 1999, Bekim Berisha, (që në luftën atdhetare në Kroaci kishte marrë pseudonimin “Rr’feja e kaltër ” )./arbresh.info
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...