“Me MotiveTona” është albumi më i ri që sjell në treg këngëtarja e njohur Rona Nishliu. Këngëtarja me origjinënga Mitrovica, që në vitin 2011 fitoi vendin e parë nëfestivalin e Radio Televizionit Shqiptar për t’u radhitur më pas e pesta në garën më të madhe evropiane të muzikës “Eurovizion”, së fundmi ka lansuar albumin e saj të parë të titulluar “Me Motive Tona”.
Nishliu në një intervistë për “KosovaPress” ka rrëfyer se ndonëse ka bërë disa vite prej se është prezente në skenën muzikore angazhimet e saja të shumta kanë bërë që albumi i saj të vonohet deri tani.
“ Besoj që çdo punë e kërkon kohën e vet, aq më tepër kurbëhet fjalë për një projekt të tillë i cili ka për qëllim eksperimentimin edhe hulumtimin pikë së pari , përzgjedhjen ,eksperimentimin. Faza e eksperimentimitështë një fazë që zakonishtzgjatë shumë sepse aty tentohen shumë variante dhe natyrisht në atë periudhë vërehen se çka funksionon, çka jo,çka na pëlqen dhe çka nuk na pëlqen edhe kjo do kohë duke qenë se edhe transformimi kërkon edhe kohën e vet mendoj që është dashtë të pres dhe të jem e sigurt edhe pse asnjëherë nuk mund të jesh qindpërqind e sigurt për çka do që do të lansosh por të jesh i sigurt deri aty kur je i kënaqur dhe mund të thuashtaninë rregull tani mund ta lansoj materialin. Kjo ndoshta ka qenë një arsye, por një arsye tjetër gjithashtu ka qenë edhe Eurosong-u dhe festivali i Radio Televizionit Shqiptar që pa diskutim e ndryshoi kahen e jetës time në fundin e vitit 2011 e deri në fund të vitit 2012 ose 2013 që në fakt më distancoi nga shumë gjëra të cilat i kisha nisë dhe pastaj më ngelën ashtu si pezull”, tha Nishliu.
Këngët që ky album përmban duket se janë pritur mirë sipas Nishliut , pasi që ajo vazhdimisht komplimetohet dhe merr mesazhe nga më të ndryshme si dhe ka interesim të mediave për këtë album . Nishliu të gjitha këto i konsideron shumë të rëndësishme .
Gjatë intervistës, Nishliu, ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i këtij albumi është zhveshja e këngëve të vjetra shqipe , të rajoneve të ndryshme dhe kthimi i tyre në një mënyrë të re.
“Me Motivet Tona’ është një projekt që ka filluar në fund të vitit 2010, si bashkëpunim edhe eksperiment duo me mikun tim Gent Rushi.Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë transformimi edhe zhveshja e këngëve të vjetra shqipe , të rajoneve të ndryshme. Nga ajo bazae përgjithshme me të cilën ne jemi rritur i kemi dëgjuar për herë të parë dhe jemi familjarizuar edhe thjesht shfrytëzimi i këtyre ngacmimeve për të i lidhur dhe për të bërë gjetje për t`i ndërlidhur disi me të tashmen , të sotme dhe me shkollat në të cilat kanë ndikuar ne këto këngë në vitetkur i ka krijuar populli. Është shumë e rëndësishme që unë kam arritur të qëndroj besnike ndajqëllimit kryesortë këtij projekti që ka qenë transformimi qoftë në përmbajtje, në përmbajtjen e projektit qoftë edhe në instrumentistit ose muzikantët të cilët i janë shtuar këtij projekti. Nganjë projekt eksperimentalduo, sot kam kuartetin tim Rona Nishliu- Quartetme të cilët kemi arriturqë të mbledhim 8 këngë shumë të bukura të vjetra shqipe dhe një këngë origjinale”, ka thënë Nishliu.
Të gjitha këngët në këtë album janë punuar me shumë përkushtim dhe secili ka dhënë shumë nga vetja që çdo gjë të shkojë mirë dhepër këtë arsye këto këngë përfaqësojnë secilin që ka punuar në realizimin e tyre , ka cekur ndër të tjera Nishliu. Gjithashtu ajo ka thënë se këto katër- pesë vite kanë qenë një periudhë shumë e rëndësishme në formimin e saj si këngëtare.
Këngët në kët? ? album nuk janë të padëgjuara pasi që këngëtarja ka filluar tash e sa kohë që të parapromovojë albuminnë koncerte të ndryshme në vende të ndryshme duke e cilësuar këtë si formë më të mirë promovimi .
Njërin koncert e ka mbajtur në lagjen “Kurriz” në Prishtinë si dhe tjetrin në Tiranë. Me koncertin në lagjen e quajtur “Kurriz” Rona thotë se ka dashur që me këtë t’ia dedikojë si homazh jetës kulturore e cila është zhvilluar në këtë lagje në vitet e nëntëdhjeta.
“Pastaj një promovim tjetër ka qenë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, një prezantim tjetër ka qenë në festivalin Green Fest në Mitrovicë edhe prezantimi i fundit ka qenë në festivalin Sofra në Gjakovë d.m.th i kemi mbledh pak a shumë disa qendra mjaftë të rëndësishme prej nga ndoshta edhe vinë ose janë kënduar këto këngë më së sh umti edhe ka rastisë që ne edhe të kemi mundësi të performojmë aty. Kështu që këto ka qenë koncerte të cilat ne i kemi konsideru si vend dhe platformë shumë e mirë për të promovu punën tonë, bëhet fjalë brenda kufive shqiptar”, tha Nishliu.
Nishliu ka hequr dorë nga pjesëmarrja në festivalet vendore, pasi që nuk i sheh ato si formë e promovimit të saj , mirëpo këtu ka përjashtuar pjesëmarrjen në festivalet e jashtë vendit .
Por Rona përveç albumit premton se vitin e ardhshëm do të sjellë edhe një dokumentar që do të shfaqë gjithë punën e saj.
Albumi“ Me Motive Tona” është publikuar me 28 Nëntor . Ky album përmban nëntë këngëku tetë prej tyre janë këngë të vjetra shqipe , kurse një është këngë e punuar vet nga Rona , emrin e të cilës mban edhe vet albumi.
Pjesëmarrja e Rona Nishliut në Eurosong ka lënë gjurmë duke bërë kështu që të krijohet edhe një çmim për nder të saj “Rona Nishliu Aëard for Best Live Vocal ”, çmim ky i cili jepet për vokalin më të mirë live që nga viti 2013, menjëherë pas një viti të pjesëmarrjes së saj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...