Është botuar në shqip romani “Misteret”, kryevepra e Knut Hamsunit. Fitues i çmimit Nobel për letërsi dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne.
Ndryshe, Thomas Mann-i e quante Hamsun-in pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.
Isaac Bashevis Singer, babanë e gjithë prozës moderne, ndërsa për Charls Bukoëski-n ai qe shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave.
Ndonëse shkrimtari më i famshëm norvegjez, simpatia e tij e pa fshehur për Gjermaninë naziste e për Hitlerin, bëri që pas lufte ai të dënohej.
Pavarësisht moshës së tij të shkuar Hamsun-i u mbyll për disa muaj në një spital psikiatrik, ndërkohë që me vendim gjyqi iu konfiskua e gjithë pasuria, duke bërë që ai të vdiste në varfëri në vitin 1952.
I lënë mënjanë për shumë vjet, figura e tij si një nga shkrimtarët më të mëdhenj norvegjezë, u rehabilitua në vitin 2009, kur qeveria norvegjeze organizoi festime të shumta me rastin e përvjetorit të tij të lindjes, duke ngritur për nder të tij dhe një statujë në qendër të Oslos, si dhe duke emetuar një monedhë me portretin e tij.
Romanin e ka përkthyer Afrim Koci.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...