Google ADS

Romani i fundit i Salman Rushdie do të flasë për epokën e Obamës dhe të Trumpit

16:29 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Salman Rushdie është njeriu që u dënua me vdekje nga Irani. Ai jetoi i fshehur nga bota për 10 vjet nën një emër të rreme.

Autori i njohur i romaneve ‘Fëmijët e mesnatës’ dhe ‘Vargjet Satanike’, do të botojë një novelë të re, në të cilën do të flitet për epokën e Obamës dhe atë të Presidentit Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.

Romani me titull ‘Shtëpia e Artë’ është planifikuar të dalë në shitje në shtator të këtij viti. Shtëpia botuese Random House ka njoftuar se libri do të reflektojë mbi çdo gjë mbi politikat e Obamës dhe për ngritjen e farë ‘horrit me flokë të pazakontë’, duke iu referuar Donald Trump./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme