Sot është promovuar romani më i ri “Njeriu që donte të vdiste”, nga autori Rifat Muriqi, ku u tha se e veçanta e këtij romani u tha që është përtëritja e emrave historik shqiptarë, si dhe shpresa që mundohet të sjell krye personazhi.
Ky libër si kryepersonazh ka Palin, i cili përballet me vështirësitë e jetës në një mënyrë që sipas autorit ai por edhe shumë njerëz të tjerë mund ta gjejnë veten. Muriqi tha se në këtë roman kur jemi buzë vdekjes harrojmë vetveten për shkak se na imponohet të veprojmë plotësisht ndryshe.
“Në romanin e ri më ka shty me shkru Palin për arsye se Palin e kam gjet tek shumë njerëz, e kam gjet te vetja ime, e kam gjet te dy gjinitë, edhe gjinia mashkullore po edhe te gjinia femërore, e kam gjet për arsye se ne në ikjen e madhe drejt vdekjes gjithmonë e kemi harruar vetveten dhe jemi bo shërbëtor dhe dikush tjetër, na e ka imponu me ecë drejt një rrugëtimi”, tha Muriqi.
Ndërsa Adem Gashi, i cili është edhe recensenti i këtij libri tha se ky roman është një mënyrë parapërgatitjeje për ardhjen e vdekjes pasi që sipas tij “Njeriu që donte të vdiste”, shpalon një mënyrë të re të jetesës. Gashi, gjithashtu këtë roman e cilëson si një prozë të guximshme.
“Romani më i ri i Muriqit jo që nuk trishton me ankthin e vdekjes por përkundrazi mëton strukturimin, përgatitjen ceremoniale të ardhjes së saj, të vdekjes, natyrisht atij as që i shkon ndërmend të heroizoj të bëmat e krye personazhit, “Njeriu që donte të vdiste”, shpalon një dimension të ri të të jetuarit……një prozë e guximshme dhe një dëshmi e re e artit e autorit Rifat Muriqi”, tha Gashi.
Shkrimtari Rifat Muriqi lindi në Pejë, ku jeton dhe vepron, ndërsa, një vit më parë ai kishte botuar dy romane, andaj, edhe ky roman tani vjen si vazhdim i romaneve paraprake “Fati i Dervishit” dhe “Hana vendos të shkruaj”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?